Fascili plantar

Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute

Fasciti plantar është një nga shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjeve në këmbë, dhe përfshin inflamacionin e fascies plantare, një ind lidhor që del nga sipërfaqja e poshtme e kockës së thembrës dhe zgjatet përgjatë shputës së këmbës në drejtim të gishtave të këmbës .

Kjo gjendje shpesh ndodh si rezultat i mbingarkesës së fascies e cila mund të shkaktohet nga aktivitete të tepruara fizike, qëndrim i gjatë në këmbë, përdorimi i këpucëve të pasakta që nuk ofrojnë mbështetje të mjaftueshme për këmbën, lëndimeve të përsërituta, mbipeshës etj.

Kjo gjendje shkakton dhimbje të theksuara në pjesën e poshtme të këmbës, shpesh më të dukshme gjatë hapave të parë pas të zgjuarit në mëngjes ose pas periudhave të gjata të qëndrimit në këmbë. Trajtimi fizioterapeutik ka rol të rëndësism në menaxhimin e fascitit plantar.

Kjo përfshinë terapi manuale për të zvogëluar tensionin në muskujt e këmbës dhe për të rritur fleksibilitetin, si dhe ushtrime që forcojnë muskujt dhe përmirësojnë mekanikën e ecjes.

Me anë të procedurave të terapisë fizikale si terapia mamuale, kinezioterapia elektroterapia, termoterapia etj, arrihet zvogëlim i inflamacionit, reduktim i dhimbjes dhe rikthim i lëvizshmërisë.

Një trajtim i mirëfilltë fizioterapeutik mund të shkurtojë kohën e rikuperimit dhe të mundësojë një rikthim të plotë në aktivitetet e përditshme jetësore./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts