Shkruan : Logoped – Arjon Podrimaj
Shpjegim:
Sulmet në tru që e prekin aspektin e gjuhës dhe të folurit, janë prej rasteve të kategorisë së rëndë në aspektin Logopedik, që medoemos kërkojnë një konsultë.
Sulmet në tru, aksidentet, rëniet nga lartësitë, traumat në raste të posaqme, etj, janë prej shkaktarëve të çrregullimeve, ngecjeve, bllokimeve, apo në shumë raste të tilla edhe të humbjes totale të të folurës së individit.
Si të tilla gjendje, vlerësohen dhe trajtohen në bashkëpunim të profesionistëve të ndryshëm, siç janë Neurologu, Psikologu, dhe më pas te Logopedi.
Dhe pas një kohe mund të rikuperohen, mirëpo nëse anashkalohen, pasojat mund të jenë jo të lehta, si për individin ashtu edhe për familjen, andaj sa më herët që lajmërohen te Profesionistët Shëndetsor siç e shpjeguam, do të jetë më e lehtë për rastin, në çdo aspekt, ashtu dhe në atë logopedik./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”