Cili mund të jetë shkaku i rrahjeve të shpejta të zemrës dhe kur duhet të shqetësoheni?

 Cilat janë arsyet e rrahjeve të shpejta të zemrës dhe cilat vlera konsiderohen normale?

Një rrahje zemre te një njeri i rritur konsiderohet normale nëse vlerat janë midis 50 dhe 100 rrahje në minutë. Kur ritmi i zemrës rritet mbi 100 në minutë, një gjendje e tillë quhet takikardi.

Arsyet më të zakonshme për rrahje të shpejta të zemrës janë, rritja e temperaturës së trupit, anemia, rritja e nivelit të hormoneve të tiroides, marrja e disa medikamenteve, shtimi i papritur në peshë dhe kushtet e ndryshme të kushtëzuara nga reaksionet psikologjike ndaj stimujve të stresit.

Rrahjet e shpejta të zemrës duhet të na shqetësojnë, dhe nëse përballeni për një kohë të gjatë me këtë problem kërkoni ndihmë mjekësore.

 

Rrahjet e shpejta të zemrës a janë më të zakonshme te gratë apo te burrat?

Nivelet e larta të hormoneve tiroide, si dhe anemia, janë më të zakonshme tek gratë, kështu që rrahjet e shpejta të zemrës janë më të zakonshme tek gratë. Burrat dhe gratë kanë reagime të ndryshme ndaj stresit, edhe pse një puls i shpejtë mund të jetë një reagim ndaj stresit në të dy gjinitë sepse në stres reagojmë sikur të sulmohemi, që do të thotë se jemi gati të luftojmë ose të ikim, dhe në të dy rastet rrahjet e shpejta të zemrës janë pjesë përbërëse e reagimit tonë.

 

Cila është lidhja mes rrahjeve të shpejta të zemrës dhe anemisë?

Anemia është një gjendje që kontribuon në nivelin e ulët të hemoglobinës – bartësi i oksigjenit në trupin tonë – reduktohet, gjë që bën që organet dhe indet të marrin një sasi më të vogël oksigjeni.

Trupi, për të kapërcyer këtë situatë, zhvillon mekanizma kompensues, dhe një nga më të zakonshmet dhe më të rëndësishmet është përshpejtimi i pulsit në mënyrë që të rritet sasia e gjakut që jep zemra dhe kështu të kompensojë sasinë e reduktuar të oksigjenit.

Kjo është veçanërisht e theksuar gjatë aktivitetit fizik.

Nëse zemra jonë rreh më shpejt gjatë aktiviteteve normale të përditshme, çfarë mund të bëjmë?

Nëse zemra jonë rreh me shpejtësi gjatë aktiviteteve tona të përditshme, së pari duhet të bëjmë një analizë të përgjithshme gjaku,dhe një analizë të hekurit në gjak, sepse veçanërisht tek gratë e reja, anemia shkaktohet më shpesh nga mungesa e hekurit.

Gjithashtu duhet të kontrolloni hormonet e tiroides, pastaj të analizoni funksionin e mushkërive dhe zemrës dhe të vizitoni një kardiolog./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts