Procesi i jashtëqitjes te bebet mund të jetë i shpeshtë apo mund të jetë edhe një herë në dy ditë apo edhe një herë në 4 apo 5 ditë. A është normale varet krejtësisht nga konsistenca e jashtëqitjes dhe gjendja e përgjithshme e bebit. Dr Ismail Lutolli
Archives: Answers
Answer
Anonim
Synetia nuk do të duhej të ishte faktor për mos rritje të organit gjenital apo për mungesë ereksioni në këtë moshë. Mendoj sen je kontrollë e afërt te mjeku Pediatër si fillim dhe egzaminimi i afërt do të ishte hapi i duhur. Dr Ismail Lutolli
Artim Bucaliu
Mjeku ka bërë mirë që ju ka këshilluar për një dietë të mundshme por mendoj se ka ende hapa tjerë që do të ndihmonin fëmijen tuaj. Kuptohet unë nuk e di gjendjen fizike e shëndetsore dhe problemet e mundshme sekondare që mund të interferojnë në gjendjen në përgjithësi. Besoj mund të ju ndihmojmë pasi kemi tani më me qindra raste me intolerancë dhe përvoja nga më të ndryshmet rreth kësaj problematike. Dr Ismail Lutolli
Anonim
Urinimi i pavullnetshëm gjatë natës ka zgjidhje vetëm duhet disa hapa duke filluar nga analizat e traktit tretës e më gjërë dhe pastaj edhe këshillat praktike dhe mjekimi. Kemi zgjidhur mjaft raste të tilla dhe besoj mund të ju ndihmojmë. Por duke ndjekur disa hapa si fillim, kontrolla dhe analizat. Dr Ismail Lutolli
Vesa.
Përshëndetje, Janë kriza mjaft shqetësuese për prindërit. Mendoj se aty fshihet edhe ndonjë problem që duhet të tejkalojmë dhe i cili ndikon që krizën të bëj më dramatike. Duhet kontrollë dhe analiza. Besoj mund të ju ndihmoj pasi kemi mjaft shpesh raste të tilla. Ka zgjidhje. Dr Ismail Lutolli
Dafina
Përshëndejte, Është shqetësuese fakti që për pesë muaj merrni antibiotik për cdo 2 apo 3 javë. Nuk ka dilemë se mjekja Pediatër duhet të punoj në ngritjen e imunitetit te fëmija juaj si dhe të punoj në mënyrë më intensive për qetësimin e acarimeve që ndodhin me bajamet. Jo çdo acarim i tyre ka nevojë për antibiotik. Duhet edhe ushqime që formojnë apo ngrisin imunitetin. Pra janë disa hapa që do e ndihmonin. Duhet edhe analiza shtesë për të parë gjendjen në tërsi të organizmit. Dr Ismail Lutolli
Anonim
Pershendetje, Ju rekomandojme t’i shikoni videot e gjidhenies ne web faqen tone natalmedia.com/Shkolla e gjidhenies, ku ne menyre te zgjeruar do te mesoni shume rreth gjidhenies,
Blerta
Pershendetje, Ju lutem shikoni kanalin tone ne youtube, dhe gjeni videot tona mbi gjidhenien nga shkolla e gjidhenies tema te trajtuara detajisht per cdo problem rreth ushqyerjes me gji
Pershendetje
Pershendetje, ne keto raste kur kemi te bejme me seanca paraprake dhe s’kemi sukses, duhet te ekzaminohet femija nga afer, te shikohet per ndonje pengese eventuale, sa eshte e theksuar Plagiocephaly, sa eshte e theksuar kontraktura e muskulit e shume gjera te tjera. Nuk mund te flas dicka me teper pa e pare bebin nga afer. Shendet e cdo te mire! Olt Aliu, fizioterapeut, poliklinika “Natal”.
Dafina Bislini
Përshëndetje! Faleminderit për pyetjen. Zhvillimi i vonuar është një gjendje kur fëmija nuk arrin zhvillimin e përshtatur sipas moshës. Fillimisht duhet ditur se nga vijnë këto vonesa, shkaqet mund të jenë të ndryshme: •Faktorët gjenetik, •Problemet perinatale, siç është lindja e parakohshme, trauma gjatë aktit të lindjes, asfiksimi, infeksionet neonatale. •Probleme metabolike të lindura apo të shfaqura më vonë. •Çrregullime neurozhvillimore. •Probleme me nxënien (të mësuarit). •Çrregullimi dhe mungesë të vëmendjes dhe hiperaktivitetit. •A ekziston ndonjë problem fizik: mungesë e dëgjimit apo shikimit. Vetëm pasi të bëhet një vlerësim i…
Doke gashi
Përshëndetje, mendoj se duhet shtuar terapinë dhe duhet shikuar gjendjen aktuale të traktit respirator gjegjësisht mushkërive. Nëse bllokimi vazhdon, kjo sjell probleme tjera dhe ndezje të vet mushkërive si dhe problem serioz me marrjen e qumshtit. Ju këshilloj vizitë te pediatri dhe marrjen e terapisë shtesë të domosdoshme. Dr Ismail Lutolli Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist, Subspecialist Hematolog dhe Onkolog pediatrik
Anonim
Përshëndetje, ju uroj për shtatzaninë dhe gjithshtu ju inkurajoj të vazhdoni me gjidhënie me vajzen e parë pasi shtatzania nuk është faktor që duhet të nderpritet gjidhënia menjeherë. Nëse ju ja dilni dhe nuk ndieni vështërsi nuk paraqet asnjë problem që të vazhdohet ende me gjidhënie. Dr Ismail Lutolli Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist, Subspecialist Hematolog dhe Onkolog pediatrik
Anonim
Pershendetje, mund te jene shume arsye pse nje bebe qan ne moshen 6 muajshe. Duhet kontrolle e afert e mbase edhe analiza lab. per te pare a po ecen mbare rritja dhe zhvillimi. Ka rendesi edhe ecuria e deritanishme e bebit tuaj. Nese kemi shtim te mire te peshes trupore, rritje dhe zhvillim te duhur besoj qe nuk ka vend shume per shqetesim. Ne kontrolle do te vleresohet per hapat e rradhes. Dr Ismail Lutolli *Per te mesuar me shume rreth gjidhenies, shkoni videot tona per gjidhenien ne linkun: https://www.natalmedia.com/category/shkollaegjidhenies/
Anonim
Përshëndetje, ju lutem, shikoni në web faqen tonë të gjitha videot për gjidhënien të cilat përmbajnë informacione të plota dhe të detajuara në lidhje me këto probleme. Klikoni linkun e bashkangjitur dhe mund të gjeni përgjigje për çdo pyetje tuajen përmes shkollës së gjidhënies të cilën Poliklinika NATAL e ofron falas.. www.natalmedia.com/shkollaegjidhenies.
flora
Përshëndetje, Nëse shenja është hemangiomë, ne në Polikliniken NATAL i trajtojmë me mjaft sukses dhe mund të ju ndihmojmë për zhdukjen e plotë të tyre. Duhet kontrollë dhe fillimi i terapisë sa më shpejt për të patur një prognozë të mirë dhe largim të plotë të shenjës. Dr Ismail Lutolli Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist, Subspecialist Hematolog dhe Onkolog pediatrik St.Gastroenterohepatologji