Psikologu Winthrop Niles Kellogg doli me një ide interesante në vitin 1930. Ai ishte i interesuar se si do të ishte të rritje një majmun në të njëjtën mënyrë sikur të ishte njeri.
Në atë kohë, gruaja e tij Luela ishte shtatzënë dhe kështu ai kishte mundësinë e përsosur ta zbatonte këtë në praktikë.
Ai e solli Gu-në, një shimpanze shtatë muajshe në shtëpinë e tij dhe e mbante atë si “motrën” e djalit të tij 10 muajsh Donald. Winthrop rregullisht i bënte teste dhe krahasonte procesin e tyre të të mësuarit, duke u përpjekur t’i trajtojë në mënyrë identike.
Eksperimenti u ndërpre pas 9 muajsh pasi djali i tyre filloi të sillej si shimpanze
Mesazhi: Njeriu është i lindur të adaptohet dhe përshtatet dhe prandaj thuhet ” Me kë rri ashtu bëhesh”. Mëso gjithmonë nga ai që është më i ditur se ti!/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”