NËNA E NËNËS

 

“Ndërsa sytë e botës janë drejtuar te fëmija i porsalindur, nëna shikon vajzën e saj, e cila sapo është bërë nënë…

Roli i gjyshes mund të presë, sepse fëmija i saj po qan, gjoksi i saj po dhemb…

Nëna e nënës i pastron shtëpinë vajzës së saj, i gatuan drekën.

Ajo ia blen këmishat e natës me kopsa dhe i lan çarçafët e ndotur me qumësht…

Ajo e di sa e vështirë është të bëhesh nënë…

Në heshtjen e mëngjesit të hershëm ajo mendon për vajzën e saj… Sa herë është zgjuar natën? A do ta çelë mëngjesin me buzëqeshje në fytyrë?

Nëna e nënes mund të shohë gjithçka që i ndodh vajzës së saj, nënës së re, para kujtdo tjetër… Sepse vajza e saj tani është nënë, por në gjirin e saj gjithmonë do të jetë fëmija i saj…”/natalmedia.com/

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Të ndryshme