E dashur mami e lodhur…

Përktheu dhe Përpunoi: Dr Samire Ademi Lutolli

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, 

Specialiste në subspecializim për infertilitet

 

E di që je e rraskapitur. Je në rolin e prindit qe dy javë apo dy muaj apo dy vjet ose më shumë dhe ndonjëherë duket sikur nuk po arrin asgjë. E di që ndonjëherë ndihesh sikur je në krye të botës, krenare për gjithçka që ke arritur si grua ashtu edhe si nënë, e fortë si shkëmb. Dhe e di sa pak duhet që ajo perspektivë mund të ndryshojë.

 

E di që bën më të mirën tënde çdo sekondë të çdo dite dhe nuk mund të bësh më shumë se kaq. E di që je e lodhur. E di që ke mall për ditët kur do të jesh në gjendje të biesh në shtrat natën dhe të pushosh në qetësi. E di që dëshiron gjumë të pandërprerë për të paktën dy ose katër orë gjatë natës.

 

Pavarësisht se sa kohë më parë ishte, unë e di që mund të jesh ndier sikur nuk ke qenë në lëkurën tënde gjatë shtatëzënisë dhe që para fundit mezi ke pritur të lindësh në mënyrë që gjithçka të kthehet në normalitet.

 

Megjithatë e di që asgjë nuk është kthyer siç ishte më parë. Ti ndoshta ke shikuar fotot tua të vjetra ku ke qenë e re dhe e pushuar – dhe mund mos ta njohësh më veten. Me siguri tani nuk i jep vetes merita të mjaftueshme që je bërë një grua e bukur, e mahnitshme.

 

 

Unë e di sa është e kërkueshme fizikisht të jesh nënë. Unë e di që ti mban beben, një fëmijë të vogël apo të madh në krahë ndërsa lan dhëmbët, kreh flokët ose përpiqesh të gjesh çelësat e makinës. Unë e di që një qenie e vogël mbahet te ti ndërsa përpiqesh të flasësh derisa bëhesh gati për në shtrat ose kur përpiqesh të darkosh./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Të ndryshme