A flenë të vegjlit tuaj me çorape?

Zbulojmë nëse ky është një zakon i mirë apo i keq.

 

Sado e çuditshme të tingëllojë, gjumi me çorape mund të ndihmojë në rregullimin e temperaturës së trupit. Gjumi është një funksion jetik i trupit tonë dhe rreth një e treta e ditës njerëzit e kalojnë duke fjetur.

 

Shumica e femijëve kanë vështirësi të bien në gjumë në kohë dhe një truk mund t’ju ndihmojë ta bëni këtë. Bëhet fjalë për të fjetur me çorape.

 

Ndërsa disa nuk mund të bien në gjumë ndërsa mbajnë çorape në këmbë, kjo i ndihmon të tjerët të bien në gjumë më shpejt dhe të flenë më mirë. Të parët zakonisht thonë se janë shumë të nxehtë nëse flenë me çorape, ndërsa për të dytët kjo i ndihmon të ngrohen më shpejt dhe të zhyten në ëndrra.

 

Shkencëtarët kanë kryer më parë studime të shumta për këtë temë dhe rezultoi se gjumi me çorape ka avantazhet e tij, sepse trupi vendos kështu termorregullimin e duhur të trupit, kështu që ne biem në gjumë më shpejt.

 

Hulumtimet kanë treguar se ata që flenë me çorape i zë gjumi së paku pesëmbëdhjetë minuta më shpejt se ata që flenë zbathur./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts