Si t’i përgadisni fëmijët tuaj për vizitën e parë tek dentisti?

Shkruan: Dr.Manushaqe Veliu

Specialiste e Pedodoncise dhe Stomatologjisë Preventive

 

 

Akademia Amerikane e Stomatologjisë Pediatrike rekomandon që fëmijët të bëjnë vizitën e tyre të parë tek dentisti jo më vonë se ditëlindja e tyre e parë.

 

Ja se si ta pergadisni fëmijën tuaj për vizitën e parë tek dentisti.

 

Studimet kan treguar se prinderit asesi nuk bënë të përcjellin ankthin fëmijëve të tyre. Përpiquni të shmangni të folurit për ndonjë përvojë të keqe para fëmijëve, gjithmonë bisedoni për dentistin në terma pozitiv.

Kur i shoqëroni fëmijët tuaj në vizitat e tyre për tek dentisti përpiquni të dukeni të lumtur. Tregojuni atyre se një mjek i mirë i dhëmbëve do t’i numëroj dhëmbët dhe do t’u tregoj se si t’i mbajmë dhëmbët e shëndetshëm.

 

Përgjigjuni pyetjeve të fëmijëve por mos u futni në shumë detaje si dhe shmangëni fjalët si “dhimbje”, “ gjilpërë” , ose “lëndim”.

 

Nuk është ide e mirë fëmijën ta dergoni te dentisti pa paralajmrim. Tregojini fëmijës tuaj për vizitën e tyre të parë tek dentisti në të njejtën ditë kur keni lënë takimin me dentistin. Shikoni video ose lexoni tregime p.sh “Vizita tek dentisti”.

 

Kur fëmiu shikon personazhet e tyre të preferuar duke vizituar me kënaqësi dentistin, kjo ndihmon për të vendosur një mendim pozitiv për të .

 

Luani rolin e dentistit Ju si prinder pretendoni se jeni dentisti dhe ju po numëroni dhëmbët e fëmijës tuaj.

 

Flisni për atë që po bëni dhe pse higjiena orale është kaq e rëndësishme. Më pas ndrroni rolet, lëreni fëmijën tuaj të jetë dentisti.

 

Përgatitja e fëmijës tuaj për vizitë tek dentisti në këtë mënyrë ka shumë rëndësi pasiqë ata do të kenë një ide se çfarë do të ndodh dhe nuk do të ju duket si një situatë e frikëshme dhe e re.

Planifikoni takimin e parë me dentistin tuaj në një kohë kur fëmiu është në disponim të mirë pas gjumit dhe pas ushqyerjes së tij.

 

Kur fëmijët jan të uritur ose të lodhur ata priren të jenë më pak tolerant ndaj situatave të reja dhe jan më pak bashkpunues. Nëse fëmiu i juaj ka një loder të preferuar, silleni me vete në takimin e parë me dentistin.

 

Një mik i dashur për ta do t’ i ndihmojë atyre të ndihen të sigurtë.

 

Në vizitën e parë stomatologjike ne gjithmonë inkurajojmë pacientët tanë të rinjë dhe familjarët e tyre./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts