Shkroi: Dr Samire Ademi Lutolli
Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre,
Specialiste në subspecializim për infertilitet
Nëse bëhet fjalë për një shtatëzani normale pa ndonjë rrezik të veçantë, marëdhëniet intime nuk ndalohen. Për këtë mjeku që ju ndjek do të vlerësoje gjendjen tuaj dhe të gjykojë nëse marëdhëniet intime mund të jenë shkak i ndonjë infeksioni ose gjakderdhjeje të papritur apo nxitës i mundshëm i ndonjë komplikacioni tjetër.
Të bësh dashuri gjatë shtatzënisë është një moment i rëndësishëm si për ju ashtu edhe për partnerin tuaj. Pavarësisht ndryshimeve që po kalon trupi juaj, ju do të ndiheni tërheqëse dhe partneri juaj nuk do të ndihet i lënë pas dore dhe i refuzuar. Interesant është fakti se në tremujorin e parë të shtatzënisë, tek disa gra rritet interesi për marëdhënie intime, gjë që shpjegohet me ndryshimet normale të statusit hormonal të grave shtatzëna dhe rritjen e gjoksit.
Shumë shpesh një grua mund të përjetojë një orgazmë për herë të parë në këtë periudhë. Është e rëndësishme të theksohet se fëmija juaj është i sigurtë ndërsa bën dashuri, por mënyra se si bëni dashuri duhet t’i përshtatet situatës në të cilën ndodheni. Koha deri në të cilën mund të bëni dashuri është individuale dhe varet nga gjendja juaj.
Në rast se nuk ju intereson marëdhënia intime direkte, mos e refuzoni partnerin. Mund të përballoni edhe momente intime me përkëdhelje, masazhe, puthje./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”