Cili është më i mirë? Filli dentar pa mbajtës, apo filli dentar në mbajtës?

Shkruan: Dr Manushaqe Veliu

Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive

 

Filli dentar në mbajtës është ndoshta më i lehtë për t’u përdorur, është më i lehtë për t’i arritur hapësirat ndërdhëmbore të dhëmbëve anësor të vështira për t’u arritur…

Por filli pa mbajtës është një alternativë shumë më e mirë, sepse mund të formësohet në mënyrë që të rrëshqasë plotësisht përgjatë sipërfaqeve ndërmjet dhëmbëve!

Nëse e përkulim fillin midis dy gishtave në mënyrë që të duket si shkronja “C”, filli do të rrëshqasë  në sipërfaqe  të  dhëmbit dhe do t’i pastrojë ato shumë më mirë”

 

Shikoni ➡️ në foton e dytë dhe të tretë për të parë se si duket.

       

A do të thotë kjo se filli në mbajtës nuk është i mirë? Kështu që është më mirë ta përdorni  atë, sesa të mos përdorni  fill fare!

Filli në mbajtës është i shkëlqyeshëm për fëmijët që sapo po zotërojnë teknikat e pastrimit me fill./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”


SHPËRNDAJE:

Të ndryshme