Pas lindjes së një fëmije, një nënë…

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre,

Specialiste në subspecializim për infertilitet

 

Pas lindjes së një fëmije, kuptova që, në sytë e shoqërisë, një nënë nuk duhet:

– Të ankohet (Kush të shtyri të bëjë fëmijë?)

– Të qajë (Pse po qan? Mendove se do të ishte e lehtë?)

– Të jetë e lodhur (E lodhur nga çfarë? Nuk po bëni asgjë!)

– Të flejë (Je dembele!)

– Të pushojë (Do të keshë shumë kohë për këtë pasi fëmija të rritet!)

– Të ngelë shtatzënë përsëri (A je e çmendur? Sa fëmijë të duhen?)

– Të japë dorëheqje nga puna (Si do ta mbash familjen?)

– Të punojë (Kush do të kujdeset për fëmijën tënd?)

– Ta dërgojë fëmijën në kopsht ( Të kujdeset dikush tjetër për fëmijën tënd? !!)

– Të bëhet shtëpiake (Burri yt punon, ai ka shumë punë, dhe ti rri në shtëpi !!)

– Të ngelet beqare (Askush nuk dëshiron një grua që ka një fëmijë.)

– Të dalësh për kafe me një mike (E lë fëmijën që ti të argëtohesh)

 

Dhe a e dini se çfarë është më keq? 90% e këtyre frazave shqiptohen nga gra të tjera. Le të mësojmë të mbështesim njëra tjetrën dhe të jemi më të ndjeshëm ndaj njëri-tjetrit. Përhapni dashuri dhe mendime pozitive!/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Të ndryshme