Shtatzënia nuk është sëmundje, por dhemb

Shkroi: Dr Samire Ademi Lutolli

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre,

Specialiste në subspecializim për infertilitet

 

Po, shtatzënia nuk është sëmundje, por dhemb. Dhemb koka, dhembin këmbët, dhemb shpina, ngërçe barku, dhimbje stomaku, të vjella dhe ngërçe përsëri. Nuk mund të merrni asnjë ilaç, thjesht duhet të duroni dhimbjen.

Shtatzënia nuk është një sëmundje, por kërkon kujdes, vëmendje, vizita, ekzaminime, e prapë vizita, ekzaminime dhe teste të tjera.

Shtatzënia nuk është sëmundje, por kërkon shumë pushim, të hani mirë, të ndryshoni zakonet dhe ju kufizon.

Gjithçka zgjerohet, zorrët, stomaku, shpina, shtrydh fshikëzën, shtrydh mushkëritë, nuk ka ajër, por foshnja duhet të përshtatet.

Ju nuk mund të jeni nervoz, nuk guxoni të jeni, edhe pse ekziston një bombë hormonale që ju sulmon në çdo cep.

Një natë e tërë gjumi? Jo më, duhet të ngriheni për të shkuar në banjë çdo orë, duhet të gjeni një pozicion të rehatshëm për të fjetur, duhet të përpiqeni të flini me vogëlushin i cili po argëtohet brenda barkut tuaj. Nëse i keni të gjitha këto, përsëri duhet të shuani frikën, dyshimet, pasiguritë, shqetësimet tuaja: a do të jem nënë e mirë? A do të jetë ai i shëndetshëm?

Ju duhet të besoni se gjërat do të shkojnë mirë!

Ju nuk mund të ngjyrosni flokët tuaj, njollat, celuliti, strijat, të ënjturat…

Shtatzënia nuk është sëmundje, por nuk është e lehtë, nuk është rastësi që Zoti ia ka besuar këtë dhuratë grave.

Ju duhet të keni forcë, shumë forcë dhe në çdo rast pas gjithë kësaj do të jeni plotësisht të dashuruar në atë jetë të re që është brenda jush, që varet nga ju, që pret t’ju shohë poaq sa ju prisni ta shihni atë.

Kur dikush ju thotë se shtatzënia nuk është sëmundje, me një ton përçmues më besoni, i njëjti person nuk do të mund të duronte as një ditë që ti, grua e nderuar, ke kaluar në këto 9 muaj.

Zoti i bekoftë të gjithë gratë shtatzëna dhe të gjitha nënat!/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”


SHPËRNDAJE:

Të ndryshme