Pyetje:
Përshëndetje.
Jam 17 vjeçar dhe belbezoj që kur isha fëmijë. Deshta të pyes a ka ndonjë mënyrë që mund ta largoj belbezimin dhe a mundem dhe tash të punoj me logoped?
Përgjigje:
Përshëndetje, uroj të jeni mirë! Për ju si i rritur po ia u shkruaj disa stretegji që mund të ndiqni në shtëpi dhe të menaxhoni belbëzimin tuaj: -Bëni shprehi që të flisni gjithmonë ngadalë dhe me maturi pa marrë parasysh a belbëzoni apo jo -Kur të filloni të flisni, bëni atë në mënyrë të lehtë, të butë, pa sforcim dhe të zgjatni tingujt e parë të fjalëve për të cilat keni frikë -Mos u mundoni të fshehni faktin se ju belbëzoni -Identifikoni dhe mënjanoni simptomat sekondare -Përpiquni të ndaloni shprehitë e shmangies apo zëvendësimit të fjalëve me të cilat keni vështirësi -Mbani kontakt me sy me bashkëbiseduesin -Analizoni dhe identifikoni se çfarë bëjnë në mënyrë të parregulltë muskujt e aparatit të të folurit gjatë belbëzimit -Bëni përmirësime pas bllokimit, gjatë bllokimit dhe para bllokimit -Gjithmonë vazhdoni përpara derisa flisni -Tentoni të flisni me një zë të sigurt pa tingëlluar artificial -Kushtoni kujdes rrjedhshmërisë së të folurit që keni -Tentoni të flisni sa më shumë që mundeni. Dhe në këtë moshë është shumë efektive trajtimi logopedik i belbëzimit, iu rekomandoj që të vizitoni një logoped dhe iu njofton nga afër me teknikat se si të menaxhoni belbëzimin tuaj, mjafton që ju të jeni i motivuar dhe të punoni shumë në këtë drejtim dhe të bashkëpunoni me logopedin.
Egzona Maloku – Logopede./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”