Shkruan: Logoped – Arjon Podrimaj
Është një çështje që viteve të fundit ka marr shumë hapësirë diskutimi, si në mejdanet profesionale, në fushat shëndetsore të promovimit të ç’rregullimeve, ashtu edhe në brengat dhe shqetësimet e prindërve. Fillimisht duhet të dijmë se çfarë është, pastaj si karakterizohet, dhe në fund një sqarim plotësues, i cili është shumë i nevojshëm për prindërit. Autizmi nuk është sëmundje.
Autizmi është ç’rregullim
Është ç’rregullim neuro – zhvillimor, që karakterizohet me simptoma të veqanta, në 3 – 4 aspektet kyqe të zhvillimit të një fëmije.
Cilat janë këto aspekte që preken?
Këto aspekte janë:
- Aspekti social – në lojë apo raport me bashkëmoshatarët, dhe njerëzit në përgjithësi
- Aspekti gjuhësor
- Stereotipet – sjelljet e përsëritura dhe të pazakonta, disa veprime të veqanta nga të tjerët
- Aspekti i koncentrimit sqarim shtesë:
Jo medoemos një fëmijë që mund të përngjajë me këto simptoma, do të thotë se ka autizëm. Andaj, për këtë duhet të caktohet një konsultë me logopedin apo psikologun, dhe të merret mendimi i tij (është fjala nëse mendoni se i shihni këto simptoma te fëmija)./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”