Shkruan: Egzona Maloku – Logopede Shenjat e para të belbëzimit mund shfaqen kur fëmija është rreth 18-24 muajsh pasi në këtë moshë shpërthen fjalori i fëmijës dhe fëmija është gati të bashkojë disa fjalë për të formuar fjali. Për ju fakti që fëmija belbëzon mund të jetë tronditës dhe zhgënjyes, por mos harroni se është normale që ndonjëherë fëmija në këtë moshë të belbëzojë. Është e rëndësishme që të jeni të duruar sa më shumë të mundeni me fëmijët në këto momente. Edhe pse një fëmije mund t’i mbahet goja…
Category: TË ETIKETUARA
Infeksioni mykotik te fëmijët
Shkruan: Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër subspecialist Dijetolog-Nutricionist A është i mundshëm mjekimi ? Këshilla dietologjike – receta praktike për përdorim shtëpiak A mund të parandalohet infeksioni mykotik ? Infeksionet mykotike jane ato që përcjellin fëmijët gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre. Shumë forma dhe lloje të ndryshme të infeksioneve mund të shkaktojnë probleme shëndetësore kur ata thyejnë mbrojtjen imunitare te trupit tonë. Kandidat janë banorë normal të sipërfaqes së lëkurës dhe të mukozave. Pra, ato gjenden normalisht dhe pa shkaktuar sëmundje në lëkurë, në traktin tretës (duke filluar nga goja,…
Çfarë mund të bëj për të ndihmuar fëmijën tim për të kaluar frikërat e natës?
Shkruan: Pukjana Geci – Psikologe dhe Terapiste. Fëmijët kanë fantazi të pasur dhe imagjinatë aktive të cilat bëhen pjesë e maktheve të tyre gjatë natës kur ata kan frikë. Nuk duhet harruar që fëmija e lidh gjumin me errësirën, një tjetër burim frike për ta. Frikërat e natës nga errësira, mbetja vetëm, zhurmat etj. janë të zakonshme në këtë moshë, kur ata mund të mendojnë gjëra të frikshme nga të cilat mund të tremben. Një pjesë e ditës së tyre kalon në shoqëri me dragonj e dinozaur, me lojën imagjinative,…
Të falënderoj për mënyrën se si e rrite djalin tënd – bashkëshortin tim
Unë me të vërtetë mendoj se jam me fat sepse ti je nëna ime e dytë. Unë e konsideroj veten me fat sepse u dashurova me një njeri që vinte nga një familje plot dashuri – kjo është arsyeja pse unë jam e bekuar se jam pjesë e kësaj familje. Të falënderoj çdo ditë për këtë dhe mbështetjen që i jepni familjes sonë çdo ditë. Unë jam mirënjohëse për shijen tuaj kur zgjedh rroba për vogëlushin tonë. Unë jam mirënjohëse për bisedat tona dhe kur papritmas na vizitoni. Unë duhet…
Fëmijët grinden me njëri-tjetrin si duhet të veproj?
Pyetje: Përshëndetje: Kam vajzën 6 vjeç dhe djalin 5. Kam një shqetësim çdo ditë rrin tu u grind me njëri-tjetrin. Spo di çfarë te bëj si tipa janë agresiv çka ti blejmë njërit duhet patjeter të ketë edhe tjetri. Më duket që ne nuk jemi prindër të mirë dhe nuk kemi arritur t’i disiplinojmë si duhet. Nuk kuptojnë kur unë i flas apo i bërtas, atëherë detyrohem t’ja jap edhe ndonjë shpullë. Nuk e di nëse veproj mirë, por e shikoj të domosdoshme në disa raste” “A duhet të jemi…
FËMIJA JUAJ NUK DËSHIRON T’I PASTROJ DHËMBËT? – JA SI T’A MOTIVOJMË
Shkruan: Dr.Manushaqe Veliu-Pedodonte Merrni të voglin tuaj me veti në treg , në mënyrë që ai të zgjedhë një brushë dhëmbësh dhe në këtë mënyrë fëmija të ndihet i rritur dhe më i përgjegjshëm. Ndoshta, ajo brushë do të jetë me imazhin e personazhit të tij të preferuar të filmave vizatimorë. Në këtë mënyrë, ata do të adaptohen më shpejt dhe më lehtë me zakonet e tyre të reja. Lëreni të zgjedhë edhe pastën e dhëmbëve, sigurisht me shijen që do. Mos u shqetësoni nëse i vogli juaj zgjedh një past…
Vajza afër 3 vjeç flet vetëm 4-5 fjalë. Cili është rekomandimi i logopedit?
Pyetje: Përshëndetje! Kam vajzën 2 vjeç e 10 muaj por flet vetëm 4-5 fjalë, si: mami, babi, hajde… dmth disa fjalë të thjeshta dhe nuk lidh asnjë fjali, çfarë më rekomandoni të bej? Përgjigje: Përshëndetje, një fëmijë i kësaj moshe duhet të thotë të paktën rreth 200 fjalë dhe të thotë fjali me dy- tri fjalë (psh. Ama topin). Nëse fëmijët nuk i përmbushin këto pika ai mund të ketë një vonesë në të folur apo një vonesë gjuhësore. Një fëmijë 3-vjeçar që mund të kuptojë dhe të komunikojë…
10 hapa për të qenë burri më i mirë kur lind fëmija
“Nëse ndiqni këto rregulla të thjeshta, gruaja juaj do të ndihet e dashuruar, e respektuar dhe e sigurt afër jush. Mos u be “frikacak” Tregohu aq trim sa ajo Ju lejohet të keni frikë po aq sa personi që ka lindur. E gjithë kjo është e re dhe e frikshme për të dy ju dhe jeni bashkë në të gjitha momentet e mrekullueshme, dhe të vështira. Jini me të në çdo gjë, në çdo mënyrë të mundshme. Ndihmoje atë. Jini fizikisht i pranishëm Ajo do t’ju tregojë se ku duhet…
Simptomat e sëmundjes së mëlçisë: Shenjat e hershme që janë të rëndësishme për t’u njohur
Mëlçia është organi më i madhe në trupin e njeriut, në të cilën rreth 300 miliardë qeliza të indeve të mëlçisë, të quajtura hepatocite, kryejnë më shumë se 500 funksione të ndryshme fiziologjike, shumë prej të cilave janë të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Mëlçia ndihmon në tretje, largimin e toksinave nga trupi dhe thithjen e lëndëve ushqyese që i nevojiten trupit për të funksionuar. Disa njerëz lindin me një mëlçi problematike, ndërsa të tjerë zhvillojnë dëmtime të mëlçisë gjatë jetës së tyre për shkak të ndikimit të kimikateve…
4 mënyra për të mbështetur një fëmijë në ngritjet dhe uljet gjatë jetës
Dr. Megan Campbell, një psikiatër për fëmijët dhe adoleshentët, ndau katër këshilla se si t’i mbështetim fëmijët në ulje-ngritjet e jetës. Ndërsa fëmijët rriten, ata hasin në mënyrë të pashmangshme një mori sfidash jetësore që kërkojnë elasticitet prej tyre. Është vendimtare që zhvillimi i tyre t’i inkurajojë ata që t’i përballojnë këto sfida në mënyrë pozitive, të sigurojnë mbështetje dhe t’u mësojnë atyre mekanizma të shëndetshëm për të përballuar dështimet Pranoni dështimet si mundësi për të mësuar Është mirë që fëmijët të përjetojnë dështime – dhe ata duhet të pranojnë…
Mos i detyroni fëmijët tuaj të bëjnë gjërat që nuk ju pëlqejnë
Mos e detyroni të hajë nëse se nuk është i uritur Mjekët këshillojnë tre vakte kryesore në ditë dhe dy shujta ndërmjet, megjithatë duhet mbajtur mend se çdo fëmijë është i ndryshëm. Në fund të fundit, trupi ynë na paralajmëron kur duhet të hamë dhe kur të pimë. Të bëhet diçka që ai nuk është Nëse fëmija juaj është i turpshëm, përqafojeni atë tipar të tij dhe mos u përpiqni ta ndryshoni atë. Mos e bëni atë të shoqërohet me shumë fëmijë nëse dëshiron të luajë vetëm me një mik…
A trajtohet belbëzimi në moshën 17 vjeç?
Pyetje: Përshëndetje. Jam 17 vjeçar dhe belbezoj që kur isha fëmijë. Deshta të pyes a ka ndonjë mënyrë që mund ta largoj belbezimin dhe a mundem dhe tash të punoj me logoped? Përgjigje: Përshëndetje, uroj të jeni mirë! Për ju si i rritur po ia u shkruaj disa stretegji që mund të ndiqni në shtëpi dhe të menaxhoni belbëzimin tuaj: -Bëni shprehi që të flisni gjithmonë ngadalë dhe me maturi pa marrë parasysh a belbëzoni apo jo -Kur të filloni të flisni, bëni atë në mënyrë të lehtë, të butë,…
Heroi i fëmijëve me autizem!
Ky është parukieri Mare që pret flokët e një djali me autizëm. Ka heronj që nuk veshin pelerina.. Ai gjithmonë i përkëdhelë, kënaq dhe i gëzon fëmijët me karamele… Mbështetje e madhe për fëmijët me autizëm dhe prindërit e tyre. Zoti i shtoftë njerëzit e mirë në mesin tonë/natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Kurrë nuk pat shtëpi për mua!
*Nga jeta e një nëne, ku dallgët e jetës e hodhën prej një vuajtje në një vuajtje tjetër! Kur isha e vogël mendoja që shtëpia e babës ishte edhe shtëpia ime, bile kur më pyeste ndokush se ku e kam shtëpinë, ia bëja me gisht gjithë krenari kah shtëpia jonë! Por kur u rrita më treguan se kjo nuk është shtëpia ime, shtëpia jote është te burri yt “bijo vajza është e derës huaj” më ngushëllonte nëna ime! Por unë nuk i besoja, thoja se e ka vetëm për të…
Rëndësia e shëndeti mendor
Nga Pukijana Geci -Psikologe dhe terapiste Data 10 tetor është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) si Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Shëndeti juaj mendor mirëqenia juaj psikologjike, emocionale dhe sociale – ndikon në çdo fushë të jetës suaj. Të kesh shëndet mendor pozitiv ju lejon të përballeni në mënyrë efektive me stresorët e përditshëm të jetës, të komunikoni mirë me të tjerët, të merrni vendime të shëndetshme dhe ta jetoni jetën në plotëni. Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik, janë të ndërlidhura njëra…