Disa këshilla për të shijuar plotësisht shtatzëninë tuaj

Gjatë nëntë muajve magjik, duhet të jeni sa më të relaksuar, por shumë gra shqetësohen edhe kur nuk ka arsye për këtë. Lexoni këshillat që do t’ju bëjnë të shijoni plotësisht shtatzëninë tuaj Mbusheni veten me energji Nëse keni shumë obligime, do të vini re se tani lodheni më shpejt. Për këtë janë përgjegjëse hormonet, përmes të cilave trupi ynë përpiqet t’ju “detyrojë” të ngadalësoni rritmin, si për të mirën tuaj ashtu edhe për të mirën e bebit. Hani shpesh ushqime në sasi të vogla që do t’ju kthejnë energjinë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Po, shtatzënia nuk është sëmundje, por dhemb

Dhemb koka, dhembin këmbët, dhemb shpina, ngërçe barku, dhimbje stomaku, të vjella dhe ngërçe përsëri. Nuk mund të merrni asnjë ilaç, thjesht duhet të duroni dhimbjen. Shtatzënia nuk është një sëmundje, por kërkon kujdes, vëmendje, vizita, ekzaminime, e prapë vizita, ekzaminime dhe teste të tjera. Shtatzënia nuk është sëmundje, por kërkon shumë pushim, të hani mirë, të ndryshoni zakonet dhe ju kufizon. Gjithçka zgjerohet, zorrët, stomaku, shpina, shtrydh fshikëzën, shtrydh mushkëritë, nuk ka ajër, por foshnja duhet të përshtatet. Ju nuk mund të jeni nervoz, nuk guxoni të jeni, edhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kur një grua është shtatzënë!

Kur një grua është shtatzënë, qelizat e frytit udhëtojnë në gjakun e saj dhe më pas qarkullojnë përsëri te fryti. Kjo quhet “mikrohimerizëm fetal”. Dhe kështu për 41 javë qelizat qarkullojnë dhe udhëtojnë nëpër placentë në të dy drejtimet, dhe pas lindjes së foshnjës, shumë prej këtyre qelizave mbeten në trupin e nënës, duke lënë gjatë gjurmë në inde, kocka, tru dhe lëkurën e nënës, dhe shpesh qëndrojnë atje për dekada. Çdo fëmijë që ka pasur një nënë do të lërë një shenjë të ngjashme në trupin e saj. Edhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Këshilla rreth gjidhënies

Çka duhet të veproni para lindjes; Si ta ushqeni bebin; Kontakti që lidh shpirtërisht Nënën me fëmiun Të gjithë kemi dëgjuar mbi përfitimet e pafund të qumështit të gjirit për bebin. Duke filluar nga posterët në spitale e në çdo klinike apo konsultore. Por kur bëhet fjalë te dhënia gji bebit ekskluzivisht për 6 muajt e rekomanduar (dhe 6 e më shumë të tjerë, por shoqëruar me ushqim bebi) rastet e suksesit nuk janë gjithëherë të kënaqshme. Pra përse është kaq e vështirë të realizohet diçka që të gjithë e…

SHPËRNDAJE:
Read More

A mund t’i dëmtojnë marrëdhëniet seksuale bebet gjatë shtatzanisë?

Problemet me seksin gjatë shtatëzënësisë mund të rezultojnë nga frika e gruas shtatzënë dhe partnerit të saj se marrëdhënia mund të dëmtojë foshnjën, ta lendojë atë, të fillojë një lindje të parakohshme ose të shkaktojë gjakderdhje. Duhet shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim midis partnerëve si dhe biseda për të kapërcyer probleme të tilla, dhe është thelbësore që ata të dy të kuptojnë se nëse shtatzënia është me rrezik të ulët dhe nuk ka probleme që mund ta komplikojnë atë, seksi nuk është i ndaluar në shtatzëni dhe është normal një aktivitet…

SHPËRNDAJE:
Read More

Hyni në sallën e operacionit me një fëmijë në bark dhe një tufë ëndërrash, frikash dhe pritjesh

Shkruan Samire Ademi Lutolli Gjinekologe Obstetre – Mund të përkulesh pak më shumë?-pyet anesteziologu. Ju pengon stomaku, por përpiqeni … – Mbyllni sytë, merrni frymë! Si ndjeheni!? Ndjeni ftohtë, duart e djersitura, frika dhe ankthi janë në zemër. Çdo grua që e ka përjetuar këtë skenë e kupton mirë si ndjehet. Këmbët janë të drejtuara dhe nga beli e poshtë ndjeheni e palëvizshme. E ndalojmë trupin në mënyrë që të tjerët të mund të vijnë në botë. Shtatë shtresa hapen shpejtë, por minutat e ardhshme janë një jetë. Më në…

SHPËRNDAJE:
Read More

A djersiteni gjatë shtatzënisë? Ja pse ndodh dhe si mund ta ndihmoni veten!

Djersitja dhe aroma e pakëndshme e trupit mund të shfaqen tashmë në tremujorin e parë, kur temperatura e trupit është më e lartë.Megjithatë, ka disa arsye të mundshme pse mund të keni erë paksa “ndryshe” gjatë shtatzënisë. Shtatzënia ndryshon trupin e gruas, dhe disa nga këto ndryshime mund të jenë më befasuese se të tjerat.   Shkaqet e erës së pakëndshme të trupit gjatë shtatzënisë Ndryshimet hormonale dhe ndryshimet e qarkullimit të gjakut Era e trupit tuaj mund të jetë më ndryshe gjatë shtatzënisë për shkak të hormoneve. Bakteret që…

SHPËRNDAJE:
Read More

Mësoni cilat janë simptoma të një shtatzënie të hershme

  Simptomat e shtatzënisë shfaqen gjithmonë më herët se sa testi të tregojë një rezultat pozitiv. Nga një shije e pazakontë në gojë deri te marramendja, ekziston një listë simptomash që tregojnë për një shtatëzani. Është e rëndësishme vetëm të njihni trupin tuaj dhe t’i njihni ato.   Ju mund të shijoni metalin Gratë shtatzëna mund të kenë dëshira shumë të çuditshme për ushqim, por nëse ju merrni një shije metalike në gojë, në fakt ka një arsye shkencore pas kësaj. Hormonet e shtatzënisë ndikojnë në trupin tuaj në mënyra…

SHPËRNDAJE:
Read More

Testet gjenetike, fuqia e njohjes së shëndetit të fëmijës tuaj

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Gjinekologe dhe Obstetre   Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin test do të zgjedh?” Me dëshirën për të mësuar më shumë rreth shëndetit të fëmijës së tyre para lindjes, gjithnjë e më shumë prindër në pritje, vendosin të bëjnë testin joinvaziv NIFTY. Ky test është një pikë kthese në diagnostikimin prenatal dhe ka sjellë me vete fuqinë e njohurive për shëndetin e foshnjës para lindjes, qetësinë shpirtërore për gratë shtatzëna, prindërit e ardhshëm dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

8 këshilla për t’i mbijetuar vapës gjatë shtatzënisë

Është veçanërisht e vështirë për gratë shtatzëna kur vjen vapa e verës. Këmbët e rënduara, dhe të fryera, marramendja janë vetëm disa nga shqetësimet me të cilat përballen shtatëzënat gjatë ditëve të verës.   Pini shumë lëngje Mënyra më e mirë për të reduktuar ënjtjen në krahët dhe këmbët është rritja e marrjes së lëngjeve. Sapo të zgjoheni nga gjumi, pini dy gota ujë me stomakun bosh dhe të paktën dy litra gjatë ditës. Së bashku me ujin, pini lëngje natyrale nga frutat dhe perimet, sepse shuajnë etjen, janë të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kafshët shtëpiake dhe shtatëzania

Unë tashmë jamë pesë muajsh shtatzënë dhe me ardhjen e foshnjës a duhet të largoj qenin nga shtëpia? Sigurisht që duhet të ndiqen disa parime kur bëhet fjalë për mbajtjen e kafshës shtëpiake veçanërisht kur në familje kemi një foshnje.   Çfarë duhet t’i kushtoj vëmendje nëse kam një kafshë shtëpiake dhe një të porsalindur? Asnjëherë mos lejoni që kafsha juaj të lëpijë fytyrën e foshnjës! Nuk kemi nevojë ta shpjegojmë në detaje arsyejen por do t’ju kujtojmë se transmetimi i infeksionit nga gjuha e kafshëve është tejet e rrezikshëme…

SHPËRNDAJE:
Read More

A ju ka kerkuar gjinekologu juaj TORCH testin në shtatëzani? A e dini sa është i rëndësishëm?

Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet     Çfarë është testi TORCH? Testi TORCH është një test për një sërë infeksionesh gjatë shtatzënisë që mund të transmetohen nga nëna tek foshnja në mitër. Këto infeksione mund të ndikojnë në zhvillimin e fetusit, prandaj është e rëndësishme që ato të zbulohen në kohë. Ky test zbulon ekzistencën e disa infeksioneve të cilat janë të dëmshme për fetusin: Toxoplasma gondii Virusi i rubeolës Citomegalovirus Virusi herpes simplex   Kur dhe si bëhet testi TORCH gjatë shtatzënisë?…

SHPËRNDAJE:
Read More

Pagjumësia në shtatëzani – si ta ndihmoni veten!

Nëse e lexoni këtë artikull në orën tre të mëngjesit, ndoshta jeni në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Ne ju sjellim truke të vogla që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë dhe të pushoni para se foshnja juaj të lind Po kalon kohën më të lumtur të jetës tënde dhe së shpejti do të mbash në krahë një fëmijë të vogël të bukur. Megjithatë, derisa të vijë ai moment, do ballafaqohesh me ndryshime të shumta. Nëse e lexoni këtë artikull në orën tre të mëngjesit ndoshta jeni në tremujorin…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si mund të ndikojnë hormonet tiroide në peshën e lindjes së fëmijës?

Nënat shtatzëna me nivele e ulta të hormoneve të tiroides do të kenë një lindje më të vështirë se gratë të cilat nuk vuajn nga ky problem. Tashmë dihet se mungesa e hormonit thyroxine mund të komplikojë shtatzëninë, të rrisë rrezikun e abortit ose lindjes së parakohshme. Studiuesit holandezë pohojnë se edhe sasitë normale të thyroxine mund të shkaktojnë probleme të tilla në pozicionimin e foshnjës  duke e bërë lindjen e fëmijës veçanërisht të vështirë. Kjo është arsyeja pse lindja jo vetëm që është më e gjatë por edhe më e vështirë…

SHPËRNDAJE:
Read More

A jam një nënë e mirë pasiqë nuk i’a dola me gjidhënie?

  Nga: Dr. Ismail Lutolli Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog Nutricionist Subspecialist Hematolog Onkolog     A do të rritet fëmiu im me shëndet pasi e ushqej me shtesa ? Çfarë të bëj më tutje që të zë hapin me fëmijët tjerë që rriten me qumështin e nënës ? Ndihem në faj dhe e mërzitur, çfarë të bëj ?   Të gjithë ne e dijmë dhe është qëndrim unanim në fushën e shkencës së mjekësisë që gjidhënja ka nje rol esencial për rritjen dhe zhvillimin normal të të posalindurve. Është shumë…

SHPËRNDAJE:
Read More