Pyetje: Përshëndetje, jam një nanë kam djalin tani i bën 2 vjet po shumë pak fjal i fol, vetëm Mam, bab dhe të tjerat vetëm me gjeste i kërkon. I njeh gjërat, i prek kur e pyesim cila është kjo, kupton. A ka mundësi të më tregoni a ka nevojë me sjell te logopedi? Përgjigje: Përshëndetje, zhvillimi i secilit fëmijë shkon me ritmin e tij unik. Është pozitive që fëmija kupton dhe njeh gjërat. Megjithatë shqetësimi se fëmija juaj 2 vjeçar nuk po flet sa bashkëmoshatarët e tij është një…
Category: PYETJE TË SHPESHTA
A janë normale ngërçet më të forta në shtatzëninë e hershme dhe a paraqesin rrezik?
Pyetje: A janë normale ngërçet më të forta në shtatzëninë e hershme dhe a paraqesin rrezik (pa gjakderdhje) ? Përgjigje: Dhimbjet e lehta janë të zakonshme dhe normale në shtatzëninë e hershme, sepse ndodhin si pasojë e shtrirjes së muskujve të mitrës. Por ku është kufiri mes dhimbjeve normale dhe atyre jonormale (kontraktimet, dmth. ngërçet që mund të çojnë në kërcënim për abort), nuk do ta dini derisa të kontaktoni një gjinekolog i cili do të përcaktojë gjendjen e duhur me ekzaminim gjinekologjik dhe ekografik dhe mundësisht të japë terapi. Një…
Ka dy ditë që djali ka filluar terapin me antibiotik pasi ka një ftohje të lehtë – A guxoj me vaksinu?
Pyetje: Të hënën djali e ka kohën për të marr vaksinën e një vjetorit. Ka dy ditë që djali ka filluar terapin me antibiotik pasi ka një ftohje të lehtë. A guxoj me vaksinu të hënën? Përgjigje: Përshëndetje, Në asnjë rrethanë një fëmijë nuk guxon të marr vaksinën nëse është duke kaluar gjendje inflamatore apo është duke u trajtuar me antibiotik terapi. Jo vetëm në rastin tuaj por kjo nuk guxon të ndodhë as në rastet e vaksinimit të mëhershëm nga lindja. Në cdo rast kur një fëmijë është…
Ndihem shumë e nënvlerësuar, është problemi tek unë apo tek të tjerët?
Pyetje: Unë kam një problem, ndihem shumë e nënvlerësuar. Nuk e di nëse është problem tek unë apo njerëzit e tjerë. Unë jam studente e vitit të parë të biologjisë. Unë dyshoj çdo herë para se të flas, dyshoj të shpreh veten time, nuk kam shoqëri të ngushtë, ndihem shumë vetëm. Nuk kam qenë kështu më herët. Tani jam shumë e tërhequr nga njerëzit e tjerë, nuk po më pëlqen kjo ndihem pa shpresë. Përgjigje: Përshëndetje! Faleminderit qe na ke shkruar. E kuptoj se jeni vërtetë e brengosur me…
Sa herë në vit duhet ta vizitojmë dentistin?
Pyetje: Sa herë në vit duhet ta vizitojmë dentistin? Përgjigje: Për të parandaluar problemet dentare dhe problemet e mishërave te dhëmbëve rekomandohet të vizitoni dentistin se paku 1 herë ne 6 muaj. Dr.Manushaqe Veliu Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive/natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Fëmija nuk flet dhe ka kërkesa, si t’a ndihmoj?
Pyetje: Përshëndetje kam fëmijën 2,5 vjeç ende nuk flet shumë fjalë dhe sidomos kur dëshiron diqka qan shumë për ta arritur atë dhe unë nuk e kuptoj, si mund ta ndihmoj ju lutem? Përgjigje: Përshëndetje, atëherë në këtë situatë ofroni fëmijës 2 mundësi zgjedhje që të ndihmoni fëmijën dhe të stimuloni të folurin. Mos i mbani objektet afër fëmijës sepse ai do e kap objektin që e dëshiron dhe kur ju e tërhiqni fëmija e kupton si refuzim dhe fillon të qaj, por vendosni objektet më larg p.sh afër…
Foshnja ime ka 7 ditë që ka lindur, gjatë këtyre ditëve nuk pi shumë qumësht shumicën e kohës është në gjumë, a është shqetësuese si të veproj?
Pyetje: Përshëndetje! Foshnja ime ka 7 ditë që ka lindur, gjatë këtyre ditëve nuk pi shumë qumësht shumicën e kohës është në gjumë, a është shqetësuese si të veproj? Përgjigje: Përshëndetje! Kjo që keni theksuar përbën rrezik për foshnjen tuaj. Mos marrja e sasive të duhura të qumështit dhe pastaj fjetja e vazhdueshme mund të jetë shqetësuese edhe për gjendjen e përgjithëshme shëndetsore. Duhet patjetër të realizoni vizitë tek mjeku Pediatër dhe ai duhet të shikojë në detaje mundësine për probleme të traktit tretës te bebi, ku nuk përjashtohet inf…
A mund të dhurojë gjak vullnetarisht një grua që merr kontraceptivë oral?
Pyetje: A mund të dhurojë gjak vullnetarisht një grua që merr kontraceptivë oral? Përgjigje: Një grua që pi kontracepsion hormonal mund të jetë dhuruese e vullnetshme e gjakut, sigurisht nëse si të tjerët edhe ajo i plotëson kriteret për dhurimin e gjakut. Dr Samire Ademi Lutolli Gjinekologe dhe Obstetre./natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Vajza ime është 5 vjeçe e kam shumë të vështirë ta bindi për të vizituar dentistin?
Pyetje: Vajza ime është 5 vjeçe e kam shumë të vështirë ta bindi për të vizituar dentistin? Sa mund të ndikojmë ne si prindër me bind, a ka ndonjë këshillë? Përgjigje: Fëmiu duhet të përgaditet përpara se të vizitoj dentistin dhe kjo përgaditje bëhet nga ana e prindërve apo kujdestarit të fëmiut. Duke filluar në formë bisede u shpjegohet se do të shkojmë te një mjek i dhëmbëve i cili do t’i numëroj dhëmbët do t’i pastroj dhe do t’i bëj dhëmbët të vezullojnë . Studimet kan treguar se prindërit asesi…
A është normale që fëmija 23 muaj të mos e thotë asnjë fjalë por vetëm tinguj që nuk kuptohet?
Pyetje: Përshëndetje! A është normale që fëmija 23 muaj të mos e thotë asnjë fjalë por vetëm tinguj që nuk kuptohet, fëmija kupton, njeh gjëra, dëgjon? Përgjigje: Përshëndetje, zhvillimi i secilit fëmijë shkon me ritmin e tij unik. Dhe kjo është në rregull- të paktën shumicën e kohës. Megjithatë shqetësimi se fëmija juaj 23 muajsh nuk po flet sa bashkëmoshatarët e tij është një shqetësim i vlefshëm. Deri në moshën 2 vjeç pikat kryesore për të folurin dhe gjuhën përfshijnë të kenë një fjalor prej 50 ose më shumë fjalësh…
Vuaj nga ankthi a mund ta kem dhimbjen e krahut nga ankthi?
Pyetje: Përshëndetje kam një shqetësim me pihet krahu i majt çdo ditë dhe kam një ronim në gjoks, kam bo të gjitha analiza të kardiologu nuk kam lan analiz pa bo të gjitha kan dal mirë. Unë vuaj nga ankthi a mund ta kem dhimbjen e krahut nga ankthi. Jam i shqetësum teper a ka mundsi me m’tregu a mund të jetë nga ankthi kjo pasi edhe marramendje kom. Respekt, Faleminderit. Përgjigje: Përshëndetje! Është shumë e rëndësishme të kujdesesh për shëndetin fizik dhe emocional. Shqetësimet që ndjen, si shtrëngimi në…
Kam djalin 2 vjeç e 5 muaj më shqetëson fakti që kafshon fëmijët në shtëpi, çfarë të bëj?
Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin 2 vjeç e 5 muaj më shqetëson fakti që kafshon fëmijët në shtëpi, por edhe mësuesja e kopshtit ankohet se po kafshon fëmijët e tjerë. Më trego çfarë të bëj.Kjo sjellje ka filluar qe dy javë Përgjigje: Përshëndetje! Kafshimi te fëmijët vërtet paraqet sjellje që brengos. Ai e frikëson fëmijën që është viktime dhe i shqetëson prindërit e tij. Kur paraqitet një tip i tillë i sjelljes te fëmijët e vegjël, ajo nuk duhet të injorohet. Është e nevojshme të vlerësohen saktë rrethanat, të kuptohet kur…
A duhet ta shpërlajmë gojën me ujë pasi t’i lajmë dhëmbët?
Pyetje: Përshëndetje! A duhet ta shpërlajmë gojën me ujë pasi t’i lajmë dhëmbët? Përgjigje: Nuk ka nevojë t’a shperlajmë gojën me ujë pasi t’i pastrojmë dhëmbët, mjafton të peshtyjmë! Eshtë vërtetuar se kur e shperlajmë gojën me ujë largojmë sasinë e pastes gjegjesishte fluorit! Dihet se fluori e mbron dhëmbin nga kariesi . Në këtë mënyrë me shperlarje të gojës me ujë pas larjes së dhëmbëve largojmë edhe fluorin dhe ne kështu e bëjmë dhembin me pak te mbrojtur nga prishja! Dr.Manushaqe Veliu Specialiste e Pedodoncise dhe Stomatologjisë Preventive…
A mbingarkohen fëmijët të mësojnë 2 gjuhë përnjëherë?
Pyetje: Përshëndetje kam vajzën e vogël dhe në shtëpi i flasim shqip ndërsa në kopsht i flasin gjermanisht, deshta të pyes a mbingarkohen fëmijët të mësojnë 2 gjuhë përnjëherë? Përgjigje: Përshëndetje, fëmijët e vegjël i mësojnë gjuhët në mënyrë të natyrshme pa e sforcuar veten, fëmijët pra nuk mbingarkohen nëse mësojnë 2 gjuhë përnjëherë nëse kanë ekspozim, mundësi praktimi dhe mbështetje. Fëmijët kanë aftësi të mësojnë disa gjuhë përnjëherë dhe nuk duhet të nënvlerësojmë këtë aftësi që kanë. Fëmijët e vegjël mund të ngatërrojnë gjuhët, por më shumë se gjuha…
Kam djalin e vogël 4 vjeç nuk i ka zbritur njëri nga testikujt pediatri këtu më sugjeroj që t’i bëjmë kurë me gjilpëra, një këshillë nga ana juaj?
Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin e vogël 4 vjeç nuk i ka zbritur njëri nga testikujt pediatri këtu më sugjeroj që t’i bëjmë kurë me gjilpëra por ato nuk gjenden, një këshillë nga ana juaj? Përgjigje: Është e saktë se zbritja e testikujve bëhet me kurë, e cila nënkupton marrjen e injeksioneve, nuk ka dilemë që ky injeksion gjindet, nuk e di se ku jeni saktësisht, por besoj që në të gjitha vendet ekziston vetëm se mund të ndryshojë emri gjenerik se si mund ta gjeni në treg, por pa…