Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre Specialiste në subspecializim për infertilitet Qoftë edhe pas çdo lajmi të keq e lëre më pas një ngjarjeje të keqe, stresi, dhimbje fizike, sëmundje, operacioni tonë ose të të dashurve tanë, shpirti ka nevojë për rehabilitim. Mos e injoroni, mos e shtypni duke thënë, “Unë jam mirë, jam i fortë, jam mirë …” Akumulimi i goditjeve mendore, dhimbjeve, plagëve janë barrat më të mëdha që bartim 24 orë në ditë. Prandaj, “le t’i dalë flaka” mbushe vaskën me ujë të ngrohtë,…
Category: KËSHILLA MJEKSORE
A është logopedia vetëm për fëmijë? Terapia e të folurit për të rriturit gjithashtu ndihmon me fjalorin, gjuhën dhe komunikimin
Shkruan: Rudina Hysiqi Logopede Logopedi terapist edhe për të rriturit Terapia e të folurit për të rriturit gjithashtu fillon me vlerësimin dhe përcaktimin e nevojave tuaja dhe trajtimin më të mirë. Ushtrimet e terapisë së të folurit për të rriturit mund t’ju ndihmojnë me fjalorin, gjuhën dhe komunikimin njohës. Terapia mund të përfshijë gjithashtu rikualifikimin e funksionit të gëlltitjes nëse një dëmtim ose gjendje mjekësore, siç është sëmundja e Parkinsonit ose kanceri oral ka shkaktuar vështirësi në gëlltitje. Çrregullimet që trajtohen tek të rriturit përfshijnë: Artikulimin/ drejtëshqiptimin e tingujve…
Çfarë duhet të hajë një grua 45 vjeç për të shmangur plakjen e lëkurës dhe kockave?
Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Gruaja kur të mbushë 45 vjeç duhet të hajë këto fara për të shmangur plakjen e lëkurës dhe kockave Kur gruaja mbush 45 vjet duhet të hajë këto fara për të shmangur plakjen e lëkurës dhe kockave Parandaloni shenjat e para të menopauzës, sëmundjeve të rënda dhe plakjes me këto fara. Farat janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe proteinave, si dhe mineraleve dhe vajrave esenciale të veçanta. Ato kanë një efekt mjekues…
Si mund t’i merrni barnat gjatë muajit të Ramazanit?
Shkruan: Mr.Ph Laureta Berisha Kosumi, Farmaciste Cilat barnat prishin agjërimin dhe cilat prej tyre nuk e prishin? Marrja e barnave në Ramazan Marrja e duhur e barnave gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, është një dilemë për pacientët që marrin barna në doza të shumëfishta, duke marrë parasysh se kohët janë të afërta me njëra tjetrën, andaj fillimisht secili pacient duhet të konsultohet me mjekun e tij, në mënyrë që të marrë informacione të drejta nëse agjërimi mund ta keqësojë ose mund të ndikojë negativisht në gjendjen e…
Receta natyrale për trajtimin e hemoroideve (fiq dhe kajsi të thata)
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist pediatër, subspecialist nutricionist – dietolog Fiq dhe kajsi të thata me ujë Përbërësit: • Dy fiq të thatë • Dy kajsia të thata • 300 ml ujë të ngrohtë Përgatitja: 1. I pastron fiqët dhe kajsitë dhe i vendosë në një enë me ujë të ngrohtë 2. Sasia e ujit duhet të jetë 300 ml. E mbuloni enën ku i keni vendosur 3. Duhet të qëndrojnë së paku 12 orë. Përdorimi : • Në mëngjes esull hani dy fiq në pjatë dhe gjithashtu…
Receta ideale në luftë me koronavirusin
Shkruan: Dr Ismail Lutolli, Specialist pediatër, Subspecialist Dietolog – Nutricionist, Subspecialist Hematolog Onkolog Koronavirusi po përhapet me shpejtësi duke marrë me vete shumë viktima. Me të drejtë lind pyetja: – A ka ndonjë recetë në luftë ndaj Coronavirusit? Përgjigja është PO, pa asnjë dyshim që po. Në vazhdim do të sjellim një recetë ideale për këtë çështje, recetë e cila ndikon direkt në ngritjen e imunitetit dhe përballim më efikas të infeksionit virusal të quajtur “Corona Virus”, recetë që mund të përdoret nga të gjitha moshat. …
10 hapa që mund ta ndryshojnë jetën tuaj
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediatër, Subspecialist Dietolog-Nutricionist Dhe: Samire Ademi Lutolli Specialiste Gjinekologe – Obstetre Cila është rruga që duhet të ndjekur për një jetë të shëndetshme? Doni të përmirësoni shëndetin dhe jetën tuaj, le të fillojmë….! Filloni ditën me vendosmëri për ndryshime pozitive, me vendosmëri për përmirësimin e shëndetit tuaj. Ka kohë që planifikoni të jetoni shëndetshëm dhe të ndërroni diqka në jetën tuaj, tani është koha ideale.Sot është moment i përshtatshëm për një nisje të re. Ju propozoj 10 hapa që iu ndihmojnë të përmirësoni dhe të…
Depresioni ka nevojë për dashuri, mirëkuptim dhe prani
Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre Specialiste në subspecializim për infertilitet Depresioni është si të jesh aty, por nuk je. Depresioni nuk toleron ndalesa, urdhëra dhe këshilla. Depresioni qan brenda një personi, ndërsa nga jashtë ndonjëherë përpiqet të fshihet. Depresioni tërheq papastërtinë, pakënaqësinë, neglizhencën. Depresioni gëlltitë kohën. Të jesh në depresion do të thotë të kesh një gur të lidhur në këmbë që na tërheq deri në fund të mendimeve tona të zeza. Të jesh në depresion do të thotë të shkatërrosh marrëdhëniet me indiferencën dhe ftohtësinë…
Pse kam dhimbje koke? Shkaqet, llojet dhe mjekimet
Pse kam dhimbje koke? Shkaqet, llojet dhe mjekimet Dhimbjet e kokës janë një problem i zakonshëm shëndetësor që shumica e njerëzve e përjetojnë në një kohë. Faktorët që çojnë në dhimbje koke mund të jenë: emocionale, të tilla si stresi, depresioni ose ankthi mjekësore, të tilla si migrena ose presioni i lartë i gjakut fizike, të tilla si një dëmtim mjedisore, siç është moti Dhimbjet e shpeshta ose të rënda të kokës mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së një personi. Të dish se si të njohësh llojin…
A jam unë për këtë punë?
Ke pyetur sa herë “A jam unë për këtë punë? A po di ta bëj? A po harroj veten? Mos e mendo mëmësinë si diçka që të lodh, të shpenzon, të ndërhyn në dhe të merr kohën – në të vërtetë dhe i bën të gjitha këto. Kuptoje mëmësinë si realizimin e fuqive dhe aftësive tua të pabesueshme, si burimin e forcës dhe motivimit tënd. Ti je duke bërë një gjë të madhe për botën. Ti po ngre një qenie. Je e pazëvendësueshme, e vlerëshme dhe e aftë.…