Patatinat që jemi mësuar t’u themi Chips, një grimësirë për miliona njerëz në të gjithë botën, është një nga ushqimet më të dëmshme në tregun e ushqimit. Sidoqoftë, chips konsumohet nga qindra miliona njerëz, edhe pse është toksik. Shumë njerëz janë të bindur se chips bëhen vetëm nga patatet, por kjo nuk është e vërtetë. Në fazën e parë të prodhimit, përbërës të tillë si orizi, gruri, misri dhe flluskat e patateve përzihen për të formuar një brum i cili më pas formohet në kallëpe, pastaj skuqet në vaj të…
Category: SHËNDETI
Receta për fytyrë te pastër, të bukur dhe pa akne
Shkruan: Dr.Ismail lutolli subspecialist Dietolog-Nutricionist Bashkautore: Samire Ademi Lutolli – Specialiste Gjinekologji/ Obstetrikë (avokado, mjaltë, jogurt dhe vaj jasemini) Dëshironi lëkurë të pastër, pa akne dhe shpesh i’u lind pyetja: A është e mundur kjo? Kujdesi për lëkurën e fytyrës ngelet një ndër pjesët më të rëndësishme të shëndetit tonë. Është pjesa e kontaktit me të tjerët, pjesa që na bën shpeshherë të mos ndjehemi mirë.Prezenca e akneve, rrudhave të shprehura por edhe skuqja e infeksionet lokale të lëkurës së fytyrës, shpeshëherë rrënojnë ëndrrat e secilit nga ne për tu…
Recetë – si të shtoni energjinë tuaj
Nga: Dr.Ismail Lutolli – subspecialist Dijetolog-Nutricionist Sa shpesh ju ka ndodhur të ndjeheni të stërlodhur dhe me mungesë energjie për të filluar ditën apo punët tuaja të përditshme. Sa shpesh ju ka ndodhur të ndjeni që ju mungon energjia? Arsyet mund të jenë të shumta: Mungesë gjumi ose gjum jo komod, lodhje psiqike ose edhe ushqim jo i shëndetshëm, stres në punë ose familje si dhe ndodhi tjera që ndikojnë direkt në rënjen e energjisë dhe vullnetit tuaj. Shumica e njerëzve mendojnë se duke marrë një çokolatë apo diç të ëmbël…
Panxhari – sjellë mrekulli në shëndetin tuaj
Shkruan: Dr. Ismail Lutolli – specialist Pediatër Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist Hematolog ; Onkolog Panxhari bën pjesë në familjen e perimeve me vlera të larta ushqyese, me efekete të shumta pozitive në shëndetin tonë. Mund të konsumohet si rrënjët ashtu edhe gjethet si dhe mund të konsumohet i gjallë ose i gatuar lehtë. Panxharin mund ta gjejmë në një larmi ngjyrash duke filluar nga ngjyra e kuqe, ngjyrë ari e deri te ngjyra e bardhë. Panxhar përmban betainë, një agjent natyror anti-inflamator, përmbajën vitamina esenciale dhe minerale të tilla si vitamina B1,…
Mitet dhe të vërtetat rreth terapisë me kupa apo hixhames
Shkruan: Olt Aliu Fizioterapeut MITET: -Terapia me kupa mund të të bëjë më të gjatë; -Terapia me kupa trajton kancerin; -Terapia me kupa kuron kancerin; -Terapia me kupa redukton kolesterolin; -Terapia me kupa kuron diabetin. TË VËRTETAT: -Terapia me kupa nxit mikroqarkullimin e gjakut; -Me aplikimin e terapisë me kupa, përfitohet qarkullimi dhe drenimi limfatik; -Aplikimi i kupave ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut; -Terapia me kupa përfiton lëkurën nëpërmjet përmirësimit të qarkullimit të gjakut dhe lëngjeve; -Aplikimi i kupave stimulon fibroblastet për të prodhuar kolagjen dhe…
Studimi i ri tregon pijen numër 1 më të keqe për zhvillimin e trurit të fëmijës suaj
Të jesh prind nuk është detyrë e lehtë – është një punë e pafund që përfshin monitorimin e vazhdueshëm të asaj që është më e mira për fëmijën tënd në çdo mënyrë. Pjesë e këtij monitorimi është të sigurohet që ata të marrin lëndët ushqyese të duhura dhe dietën e duhur, duke u siguruar gjithashtu që të mos hanë dhe pinë gjëra që mund të sabotojnë shëndetin e tyre. Në një studim të fundit të botuar në revistën Nutrients, studiuesit ekzaminuan 6400 fëmijë pjesëmarrës të moshës 6-12 vjeç. Në ekzaminimet…
A mund të përdoren së bashku peshku dhe produktet e qumështit?
Shkruan: Dr.Ismail Lutolli Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog-Nutricionist Sa janë të rrezikshme? A ka bazë shkencore që ndalon konsumimin e përbashkët? Ne të gjithë kemi njohuri rreth peshkut dhe produkteve të qumështit si ushqime shumë të shëndetshme për familjet tona. Nga tradita jonë, qumështi me produktet e tij është shumë më prezent sesa peshku. Nëse flasim për vlerat ushqyese të këtyre dy ushqimeve vlen të theksojmë : Peshku – ka përmbajtje të lartë apo është i pasur me me omega 3, calcium, acide yndyrore, të domosdoshme për funksionimin e…
Hepatiti, llojet e hepatitit dhe rreziku nga ai
Hepatiti është termi që përdoret për të përshkruar inflamacionin e mëlçisë. Zakonisht është rezultat i një infeksioni viral ose dëmtimit të mëlçisë të shkaktuar nga pirja e alkoolit. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të hepatitit, shumica e të cilave janë përshkruar më poshtë. Disa lloje do të kalojnë pa ndonjë problem serioz, ndërsa të tjerët mund të jenë afatgjatë (kronike) dhe të shkaktojnë dhëmbëza të mëlçisë (cirozë), humbje të funksionit të mëlçisë dhe, në disa raste, kancer të mëlçisë. Simptomat e hepatitit Hepatiti afatshkurtër (akut) shpesh nuk ka simptoma…
QËNDRIMI I MIRË DHE KUJDESI I SHTYLLËS KURRIZORE TE FËMIJËT
Shkruan: Olt Aliu Fiziotreapeut Zhvillimi dhe mbajtja e qëndrimit të mirë në fëmijëri dhe në adoleshencë janë të rëndësishme për një shëndet të mirë. Qëndrimi tek fëmijët mund të ndikohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë: Nivelet e aktivitetit; Mosha dhe gjinia; Vetëbesimi; Gjatësia dhe pesha; Pajisjet për ndenje në shkollë dhe shtëpi; Pesha dhe madhësia e çantës shkollore. Qëndrimi i duhur në pozitën ulur dhe në këmbë është kur veshi, supi dhe kërdhokulla bien në vijë të drejtë kur shikohen nga pamja anësore. KËSHILLA PËR QËNDRIM TË MIRË:…
Si ta ndihmojmë një fëmijë me mbipeshë (obez)?
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediatër subspecialist Dietolog-Nutricionist Kur një fëmijë quhet obez? Cilat janë arsyet e mbipeshës tek fëmijët? A mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore mbipesha tek fëmijët? Gjidhënia dhe mbipesha ndërlidhja në mes tyre? Fëmijët mbipeshë më nuk janë një gjë e jashtëzakonshme tek ne. Mjafton një shëtitje në qendrat tregtare apo në qendër të qytetit dhe do shikosh përplot fëmijë me mbipeshë. Dëshira e prindërve për t’i ushqyer pa kontroll dhe me ushqime të dëmshme, është kthyer në një rutinë duke shkaktuar mbipeshë…
Pure me hithra (7+)
Nga Dr. Ismail Lutolli, specialist pediatër, subspecialist dietolog-nutricionist Hidhrat janë bimë mjaft të dobishme për ushqimin e fëmijëve tanë. Hithra është një ushqim ideal ku do gjeni grumbull të vitaminave dhe mineraleve të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve tanë. Gjatë stinës së pranverës kemi një sasi më të madhe dhe mjaft të freskëta të hithrave. Është koha ideale dhe sezona kur për të vegjëlit tuaj duhet të përdorni sa më shpesh hithrat. Përbërësit : • 20 gjethe të hithrave • 1 patate • 1 karrotë • ½ lugë…
Pure me banane dhe avokado (6 muaj+)
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist pediatër, subspecialist dietolog – nutricionist Është e nevojshme: – ½ avocado – ½ banana – 4 lugë qumësht gjiri Përgaditja: 1. Pasi e keni pastruar, largohet lëkura e avokados dhe e ndani në copëza të vogla dhe vendosne në blender. 2.Ndane gjysmë banane dhe vendosne në blender. 3. Merrni 4 lugë qumësht dhe hudhi në blender. 4. Përzieni 1- 2 min dhe gjithçka është gati për foshnjën tuaj. Përdorimi: Përdoret mënjeherë pas përgaditjes Kujdes: avokado dhe bananja nuk kanë nevojë të zihen apo piqen, por…
Cilat janë shenjat dhe simptomat e kariesit?
Shkruan: Spec Dr Manushaqe Veliu 1. Dhimbje dhëmbi Dhimbja spontane e dhëmbit në një moment është zakonisht një dhimbje e fortë, e padurueshme e cila është e vështirë të injorohet. Kur shfaqet dhimbja e dhëmbit është shenjë e sigurt se diçka nuk është në rregullë dhe se nevojitet një ekzaminim dentar. 2. Ndjeshmëria e dhëmbëve Ndjeshmëria dmth dhimbje e mprehtë afatshkurtër ndaj stimujve termikë mekanikë ose kimikë (të nxehtë, të ftohtë, në prekje, në të ëmbël) mund të jetë ose jo një simptomë e kariesit, për këtë kërkohet një…
Keni planifikuar të shkoni në det por menstruacionet ju “prishin” planet!?
INTERVISTË me Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet A mund t’i shtyejmë menstruacionet dhe a është e dëmshme për shëndetin? Kur planifikojmë një pushim në plazh, nuk jemi gjithmonë në gjendje të përcaktojmë datën sipas ciklit menstrual. Në situata të tilla, shumë gra dëshirojnë të shtyjnë menstruacionet derisa të kthehen nga pushimet. NATAL: A është e dëmshme të shtyejmë menstruacionet? Dr Samire Ademi Lutolli: Menstruacionet janë një gjakderdhje normale mujore nga mitra që gratë kanë në periudhën riprodhuese në cikle…
A shkakton prishjen e dhëmbëve përdorimi i suplementeve të Hekurit?
Shkruan: Dr Manushaqe Veliu Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive Suplementet e hekurit në trajtimin e anemisë vërtetë mund të shkaktojnë pigmentime në dhëmbë (në nivelin e smaltit),i cili nuk mund të hiqet vetëm duke i larë dhëmbët. Megjithatë, justifikimi se dhëmbët e fëmijëve (ose të të rriturve) janë shkatërruar për shkak të terapisë me suplemente hekuri nuk është i vlefshëm. Këto preparate nuk shkaktojnë demineralizimin apo prishjen e dhëmbëve. Suplementet e hekurit në formën e pikave dhe sirupeve përdoren shpesh në trajtimin e anemisë, si tek fëmijët ashtu…