Çfarë është Disfazia Ekspresive (në të shprehur) ?

Është gjendje që karakterizohet nga një shqiptim jo konsistentë (herë mirë, herë jo mirë) i gjuhës dhe të folurit nga ana e personit. Janë disa aspekte që bëhen më të fragmentuara dhe ndikojnë dukshëm në kualitetin e komunikimit dhe të folurit.

Nuk është mirë të anashkalohen nga ana e prindërve , rekomandohet një konsultë me Logopedin.

Cilat janë shenjat apo aspektet që preken ?

Te Disfazia Ekspresive personi nuk është i aftë të :

  1. Fillojë (inicojë) një bisedë.
  2. Të bëjë radhitjen e duhur të fjalëve në fjali.
  3. Të bëjë artikulimin e duhur të fjalës.

Vërejtje : Të mos ndërmerren hapa pa u konsultuar me Logopedin, vetëm një Profesionist mund të vendosë se çfarë duhet të bëjmë.

Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/

 

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts