Çfarë është Disfazia Receptive (në të kuptuar)?

Nga: Arjon Podrimaj – Logoped

Karakterizohet nga vështirësia/paaftësia e personit për të kuptuar gjuhën.

Personi me këtë lloj vështirësie mund të fletë rrjedhshëm, mirëpo përdorë fjalë të pakuptimta, gramatikë të pakuptimtë dhe fraza që janë të pakuptueshme. Personat me disfazi receptive janë krejtësisht të pavetëdijshëm për gabimet e tyre. Përveç kësaj, klienti do ta ketë të vështirë të kuptojë gjuhën e folur dhe marrëdhënien fjalë – objekt.

Simptomatologjia (shenjat, simptomat):

  1. Vështirësi në emërtimin e objekteve dhe njerëzve.
  2. Vështirësi për të folur me fjali kuptimplota.
  3. Vështirësi në lexim dhe shkrim.
  4. Vështirësi të shprehin mendimet dhe ndjenjat.
  5. Vështirësi për të kuptuar gjuhën e folur.
  6. Përdorimi i fjalëve në mënyrë të gabuar.

Vërejtje : Të mos ndërmerren hapa pa u konsultuar me Logopedin, vetëm një Profesionist mund të vendosë se çfarë duhet të bëjmë./natalmedia.com/

 

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts