Cila është mosha e preferuar e fëmijës për ta bërë synet?

Pyetje:

Pëshëndetje. A mund të na tregoni moshën e preferuar të fëmijës se kur duhet bërë synet?

 

Përgjigje:

Përshëndetje.

në disa vende të zhvilluara sa i përket kirurgjisë, synetia realizohet menjëherë në ditën ose ditët e para pas lindjes dhe mendoj se një praktikë e tillë është mjaft e dobishme pasi dhimbja është më e pakët por edhe procesi i shërimit është shumë i shpejtë. Njq praktikë e tillë psh realizohet në SHBA.

Sa i përket vendit tonë mendoj dhe besoj se mosha 1 deri 3 muaj është ideale.

Në këtë moshe kemi mbaruar problemin me kërthizën, është stabilizuar gjidhënja dhe ka filluar shtimi i peshës trupore, andaj është kohë e përshtatshme për realizimin e synetisë. Edhe mosha 6 deri në 12 muaj nuk është e papërshtatshme por jo e njejtë me moshën 2 muajshe.

Ka rëndësi që synetia të realizohet sa më shpejt dhe të mos kemi probleme me infeksione urinare mjaft të shpeshta te femijët apo probleme tjera si pasojë e mos hapjes së duhur të pjesës së lëkurës së organit gjenital.

Dr Ismail Lutolli

Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist,

Subspecialist Hematolog dhe Onkolog pediatrik

St.Gastroenterohepatologji. /natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts