Cilat janë shenjat dhe simptomat e kariesit?

Shkruan: Spec Dr Manushaqe Veliu

 

1. Dhimbje dhëmbi

Dhimbja spontane e dhëmbit në një moment është zakonisht një dhimbje e fortë, e padurueshme e cila është e vështirë të injorohet. Kur shfaqet dhimbja e dhëmbit është shenjë e sigurt se diçka nuk është në rregullë dhe se nevojitet një ekzaminim dentar.

2. Ndjeshmëria e dhëmbëve

Ndjeshmëria dmth dhimbje e mprehtë afatshkurtër ndaj stimujve termikë mekanikë ose kimikë (të nxehtë, të ftohtë, në prekje, në të ëmbël) mund të jetë ose jo një simptomë e kariesit, për këtë kërkohet një ekzaminim dentar i detajuar dhe ndonjëherë një radiografi për të hequr dyshimin.

3. Ndryshimi i ngjyrës

Njollat ​​e bardha dhe kafe në sipërfaqen e smaltit mund të jenë shenjë e kariesit fillestar. Çdo ndryshim i ngjyrës së dhëmbit duhet të ekzaminohet nga ana e dentistit./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts