Ka shumë arsye për çrregullimin e ciklit menstrual
Me mungesën e ciklit menstrual, shumica e grave aludojn për një shtatzëni të mundshme, por ç’të themi nëse testi i shtatzënisë është negativ?
Dr. Trekki Brooks nga Instituti i Shëndetit në Kembrixh ka zbuluar katër arsye pse mungon cikli menstrual.
Stresi
Një jetë me shumë stres shpesh pasqyrohet në shëndetin tonë, por kjo mund të ndikojë në menstruacionet e parregullta.
«Hormonet e stresit kortisoli, prodhohen në sasi të tepruara dhe për këtë arsye ndikon në mos prodhimin e hormoneve të nevojshme për një cikël të rregullt. Kjo mund të jetë arsyeja pse ovulimi dhe prodhimi pasues i progestorëve dhe estrogjenëve nuk ndodhin. E thënë thjesht – menstruacionet nuk mund të jenë të rregullta pa këto hormone.
Shfaqja Limfatike
Humbja e peshës, e cila përfaqëson më shumë se 10 për qind të peshës ideale të trupit, mund të shkaktojë amenorrean.
Humbja e madhe dhe e papritur e peshës mund të shkaktojë mungesën e një ciklit menstrual.
Vezoret polycystic
Vezoret polycystic janë një çrregullim endokrin që zakonisht ndodh në menstruacionet e para. Ky çrregullim është i përbërë nga cistet e vogla që shfaqen në vezorë ndodh për shkak të rënies në bilancin e hormoneve seksuale femërore. Gratë që kanë këtë problem zakonisht kanë cikle të parregullta, peshë të tepërt dhe akne. Gratë në shumicën e rasteve përjetojnë oligomenorrhean, që do të thotë menstruacionet e ralla – zakonisht katër deri gjashtë herë në vit.
Nëse mendoni se ky është problemi, ka tre shenja karakteristike: e para njihet si hiperandrogenizëm, e cila manifestohet nga rritja e tepërt e flokëve dhe shfaqja e akneve. Shenja e dytë është mungesa e një cikli menstrual dhe e treta janë vezoret polycystic, të cilat mund të zbulohen vetëm nëpërmjet ultratingujve vaginale.
Sëmundjet kronike
Gratë që kanë disa sëmundje kronike, shpesh kanë periudha të parregullta ose mungesë të menstruacioneve për shkak të sëmundjes ose humbjes së peshës pa arsyje. Dr. Brooks theksoi se sëmundje të tilla si Krohn, koliti ulceroz, diabeti, lupus dhe fibroza cistike, ndikojnë në çrregullimin e ciklit menstrual. ./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia