Fëmijët po rriten shumë shpejt. Ndonëse ditët mund të jenë të gjata, vitet mund të fluturojnë dhe para se ta kuptoni, foshnja juaj e vogël është transformuar në një të rritur. Është koha kur duhet t’i lëmë fëmijët tanë të pavarsohen, dhe shpesh nuk e dimë se kur është koha e duhur.
Një nënë lufton me mënyrën se si ta trajtojë të bijën kur bëhet fjalë për lidhjen fizike. Ajo mendon se vajza e saj 11-vjeçare është mjaft e rritur për t’u përkëdhelur, dhe gjithashtu kërkoi një opinion mbi atë në forumin e Reddit, pasi vajza e saj u zemërua sepse nëna e saj refuzoi ta përkëdhej.
“Vajza ime është shumë e vogël me trup për moshën e saj dhe për shkak të kësaj, ajo ndonjëherë sillet si një fëmijë,” filloi nëna. “Asaj i pëlqen të kërcejë në prehrin tim apo të babait të saj dhe të përkëdhelet me ne në divan.”
Duket shumë normale. Por mamaja nuk është aq e sigurt.
“Po mendoja se ndoshta tashmë është e rritur për përkëdhelje dhe ndoshta po e lëndoja kur nuk po e plotësoj kërkesën e saj,” shkroi ajo.
“Dje ajo u përpoq të hidhej në prehërin tim dhe të përkëdhelej, dhe i thashë se tashmë është e rritur për këtë.
Ajo u mërzit shumë, u largua nga unë, shkoi në dhomën e saj duke e përplasur derën.
Tani po ballafaqohem me pasojat që vijnë kur hedh poshtë përzemërsinë e së bijës dhe kërkesën e saj, se ditët e qëndrimit të fëmijës në prehër kanë mbaruar.
“Ajo nuk është përpjekur të ulej në prehrin tim që atëhere dhe gjërat janë të tensionuara mes nesh. Ajo flet me mua vetëm kur është e domosdoshme, dhe kur e përqafova natën e fundit, ajo nuk më përqafoi.”
“Ndihem me të vërtetë fajtore sepse dukshëm i lëndoj ndjenjat e saj, por më duket sikur ndoshta ajo është e rritur për t’u ulur në prehrin tim.”
Në komentet, lexuesit ishin unanimë se mamaja e kishte gabim.
Jo vetëm kaq, por kishte ndrydhur një dashuri që me siguri do të ishte zhdukur në vitet e saj shpesh të trazuara të adoleshencës.
“Po e humb kohën në vend që ta shfrytëzoni dhe çmoni atë”,—shkroi një person që duket se ka një adoleshentë në familje.
“Do të doja që fëmija im të donte të përkëdhelej deri në moshën 11-vjeçare.”
Lexues të tjerë kanë thënë se nuk duhet të ketë kufizime për të përkëdhelur fëmijët.
“Kam një fotografi timen të ulur në prehërin e mamit kur isha 20 vjeç. Ajo ishte mamaja ime më e mirë dhe shoqja ime më e mirë,” shkroi një person.
Një komentues kishe thënë se sa e rëndësishme është të normalizosh një lidhje me ata që i duam: “Bota do të ishte një vend shumë më i mirë nëse njerëzit përqafohen më shumë (pa motive të fshehta).”
Pothuajse duket se dashuria fizike mes nënave dhe vajzave mund të ekzistojë në çdo moshë – dhe pse jo?
Gjithashtu, nëse të ulurit në prehër nuk është aspak i rehatshëm fizikisht, ka mënyra të shumta për t’i bërë të ditur fëmijës se ende mund të gjesh mënyra të tjera për t’u përkëdhelur. Siç tha një djalë i rritur në këto komente: « Jam shumë i madh për t’u ulur në prehrin e mamit. Kështu që ajo ulet në prehërin tim.” ./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia