Albinizmi është një grup i rrallë i çrregullimeve gjenetike që i shkaktojnë lëkurës, flokëve apo syve të kenë më pak ngjyrë ose aspak ngjyrë. Albinizmi është i lidhur edhe me problemet e shikimit.
Zakonisht më pak ngjyrë nënkuptojmë skajin e fundit të ngjyrave, bardhë dhe zi, në rast se një person është me albinizëm, atëherë kemi të bejmë me një pamje tejet të rrallë, në dukjen e qenies njerëzore.
Flokët, vetullat, qerpikët, dhe çdo pjesë riprodhuese e qimeve tek këta persona merr ngjyrë të bardhë, derisa automatikisht pjesa e trupit duket më e skuqur, për shkak të kontrastit të ngjyrave.
Albinizmi shkaktohet nga një defekt në një prej gjeneve që prodhojnë apo shpërndajnë melaninën (pigment Natyral). Defektet mund të rezultojnë në mungesë të prodhimit të melaninës ose në reduktimin e prodhimit të saj. ALBINIZMI ËSHTË I TRASHEGUAR; gjeni i efektit kalon nga prindërit tek fëmijët, dhe në asnjë rast ky çrregullim nuk paraqitet pas lindjes.
Ky lloj çrregullimi nuk ka kurë për ndryshim estetik, mirëpo ka terapi të cilat ndihmojnë në sfidat që ky lloj çrregullimi sjellë, ai nuk është i rrezikshëm sa çrregullimet tjera, mirëpo si cak kryesor të dëmimit fizik ka sytë, me çrast personat të cilët nuk trajtohen për këtë anomali, ngjanë të kenë probleme me shikimin që nga adoleshenca e tutje.
Në Kosovë nuk ka raport të saktë se sa është numri i personave albinist, mirëpo kjo anomali nuk është shumë e hapur në vendin tonë./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”