Gjatë nëntë muajve magjik, duhet të jeni sa më të relaksuar, por shumë gra shqetësohen edhe kur nuk ka arsye për këtë. Lexoni këshillat që do t’ju bëjnë të shijoni plotësisht shtatzëninë tuaj
Mbusheni veten me energji
Nëse keni shumë obligime, do të vini re se tani lodheni më shpejt. Për këtë janë përgjegjëse hormonet, përmes të cilave trupi ynë përpiqet t’ju “detyrojë” të ngadalësoni rritmin, si për të mirën tuaj ashtu edhe për të mirën e bebit. Hani shpesh ushqime në sasi të vogla që do t’ju kthejnë energjinë tuaj.
Mos dëgjoni histori për lindje të vështira
Qëndroni larg grave që tregojnë histori tmerri për lindjet e vështira dhe dhimbjen e tmerrshme që duhet të durojnë! Çdo lindje është një histori më vete, ndaj mos e ngarkoni veten me frikëra të panevojshme.
Organizoni ndihmësit
Nëse tashmë keni fëmijë, atëherë e dini shumë mirë se çfarë ju pret pas lindjes: fëmija ka nevojë për ju 24 orë në ditë, gjithçka tjetër bie në plan të dytë. Sigurohuni që tani të keni ndihmës ku mund të mbështeteni në rast se keni nevojë për ndihmë. Në këtë mënyrë do t’ia lehtësoni vetes dhe do mund të shijoni kohën e kaluar me bebin.
Lëreni trupin dhe shpirtin tuaj të notojnë
Kur trupi juaj rëndohet, shijoni ujin sa më shpesh të jetë e mundur! Shijoni notin. Ky aktivitet kënaq trupin tuaj, parandalon formimin e edemës dhe ul presionin e gjakut.
Kërkojeni dashurinë dhe kujdesin
Gratë shtatzëna shpesh vuajnë nga ndjenja e pasigurisë, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhënien me partnerin. Mos nguroni të tregoni kujdesin, shpesh meshkujt presin që ju t’u jepni një sinjal. Lëreni të masazhojë këmbët tuaja, lëreni të fërkojë barkun tuaj me krem ose vaj ushqyes.
Pini sa më shumë lëngje
Stimuloni punën e veshkave dhe përshpejtoni metabolizmin duke pirë shumë lëngje. Lëngjet e frutave të bërë në shtëpi janë të shëndetshëm. Gjëja më e rëndësishme është kombinimi i llojeve të ndryshme të lëngjeve. Pak ujë mineral, pak ujë të thjeshtë, një filxhan ose dy çaj bimor, një gotë lëng frutash pa sheqer dhe në këtë mënyrë do t’i siguroni trupit tuaj shumë substanca të dobishme.
Lufta kundër urthit
Shumë gra vuajnë nga urthi i rëndë në fund të shtatzënisë. Ka ilaçe që ulin sasinë e acidit në stomak dhe që nuk janë të dëmshme për trupin e një gruaje shtatzënë. Ilaç natyral për urthin: grini bajamet e ëmbla, përzieni në ujë të vakët ose qumësht dhe pijeni me gllënjka të vogla.
Bëjini netët tuaja sa më komode
Vështirë se do të mund të flini të qetë gjatë gjithë natës në muajt e fundit të shtatzënisë, megjithatë, përpiqu ta bësh më të lehtë gjumin duke u mbështetur me një jastëk dhe duke gjetur pozicionin më të rehatshëm. Në treg ka jastëkë në formë gjysmëhëne që janë të dizajnuara posaçërisht për gratë shtatzëna.
Relaksohuni në një banjë aromatike
Relaksohuni në një vask në të cilën keni shtuar një grusht kripë deti të trashë, kujdesuni që temperatura e ujit të mos jetë shumë e lartë.
Kujdesuni për këmbët tuaja
Për të shmangur venat me variçe, këmbët kanë nevojë për lehtësim dhe lëvizje. Përveç ecjes dhe qëndrimit në ajër të pastër, ndihmon edhe një ushtrim i thjeshtë: shtrihuni në shpinë, tërhiqni këmbët drejt trupit, vendosni në mënyrë alternative njërën këmbë të shtrirë në gjurin e këmbës tjetër dhe më pas rrethoni këmbët tuaja për të stimuluar qarkullimin.
Kënaquni të gjeni një emër për fëmijën tuaj
Relaksohuni në krahët e partnerit tuaj, secili prej jush merr një fletë letre dhe shkruani sugjerime e emrave për vajza dhe djem. Më pas shkëmbeni listat, eliminoni emrat që nuk ju pëlqejnë dhe më pas nga pjesa tjetër zgjidhni një së bashku./natalmedia/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”