Përshëndetje!
Djali ka lijen e ujit,a guxoj me pastru?
Mjekja dje në shtepinë e shëndetit më tha mos me pastru se infektohet, edhe mjekja Pediatre sot më tha mos e pastro së paku 8 ditë.
Djali po kruhet edhe temperatura po i ngritet deri 38C.
Të lutem doktor më trego a guxoj me pastru ?
Përgjigje:
Përshëndetje
Një fëmijë me sëmundjen “lija e ujit“ duhet pastruar vazhdimisht, që nga dita e parë.
Arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar – infeksioni krijon “kratere” në lëkurë të cilat përfaqësojnë një derë të hapur për infeksione bakteriale.
Në qoftë se një fëmijë nuk bën pastrimin e rregullt, pra dush për çdo ditë, ka mundësi shumë të mëdha që nga një infeksion virusal i përcjellur me lezione të lëkurës, të komplikohet edhe instalimin apo marrjen e një infeksioni bakterial të mundshëm, i cili do e komplikojë gjendjen që po kalon një fëmijë me sëmundjen “lija e ujit”.
Fëmija duhet të lahet për çdo ditë, dhe më e mira do ishte të vendosni në dush për pastrim më të lehtë. Pas larjes merreni një peshqir të lehtë dhe ngadalë dhe butësisht e thani lëkurën dhe pastaj mund t’i vendosni përsëri pudër.
Flokët duhet të lahen për çdo ditë dhe të thahen ngadalë pa i fërkuar me peshqir, pastaj vendoset pudra.
Duhet të realizoni kontrollen dhe të merrni terapi për ngritjen e imunitetit si dhe rehidrues pasi kështu rrezikojmë komplikimet e mundshme. Do ishte mirë të realizoni sa më shpejt edhe një hemogram dhe CRP
Për komentet e mjekeve mendoj se përgjigjja siper flet mjaft dhe mendoj se është koha e fundit që çdo përfaqsues mjeksor të kuptoj që një fëmijë gjatë lijes së ujit duhet të pastrohet.
Dr. Ismail Lutolli Specialist Pediatër
Subspecialist Dietolog – Nutricionist
Subspecialist Hematolog & Onkolog./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”