Pyetje:
Përshëndetje! Kam fëmijën 23 muajsh por nuk e thotë asnjë fjalë por vetëm tinguj që nuk kuptohen, fëmija kupton, njeh gjëra, dëgjon. A duhet të shqetësohem, çfarë më rekomandoni të bëj?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Zhvillimi i secilit fëmijë shkon me ritmin e tij unik. Dhe kjo është në rregull- të paktën shumicën e kohës. Megjithatë shqetësimi se fëmija juaj 23 muajsh nuk po flet sa bashkëmoshatarët e tij është një shqetësim i vlefshëm.
Deri në moshën 2 vjeç pikat kryesore për të folurin dhe gjuhën përfshijnë të kenë një fjalor prej 50 ose më shumë fjalësh edhe nëse ato nuk shqiptohen në mënyrë të përsosur ose nuk kuptohen nga të huajt, shfaqen edhe frazat me dy fjalë psh. “Ama topin”. Nëse fëmija nuk i plotëson këto kritere mund të kemi të bëjmë me një vonesë në të folur. Është e rëndësishme të vlerësohen dhe aspektet e tjera të zhvillimit të fëmijës për të ardhur në konkludime të sakta.
Gjatë kësaj kohe mundohuni të reduktoni kohëzgjatjen e qëndrimit para teknologjisë, stimuloni sa më shumë të folurit, mos i flisni me fjali komplekse, flisni sa më shumë fëmijës, lexoni përralla qdo herë para gjumit, këndoni këngë, stimuloni imitimin vokal, dërgojeni në kopsht dhe iu rekomandoj që të bëni një vlerësim nga logopedi për të marr udhëzimet e nevojshme. Egzona Maloku – Logopede/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjoh en, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”