Pyetje:
Përshëndetje!
kam djalin 4 vjeçar e 2 muaj por nuk po flet pastër, po bën shumë gabime gjatē të folurit, hek apo shton shkronja që shpeshherë as nuk kuptohet se çka po flet dhe pastaj po ka problem dhe me shokët e tij dhe po tërheket nga biseda. Çfarë më këshilloni të bëj?
Përgjigje:
Përshëndetje, në këtë moshë të folurit e fëmijës duhet të jetë i kuptueshëm për rrethin, megjithëse ende ekziston tolerancë për shqiptimin jo të duhur të disa tingujve, fëmijët në biseda apo tregimet e tyre mund të mos tregojnë gjërat me radhë, përfundime të bisedave pa kuptim, mund të bëjnë gabime gramatikore, etj. Në shtëpi modeloni fjalë ose fraza që fëmija juaj i ka thënë gabimisht, me artikulimin tuaj të saktë por jo duke i bërë presion që fëmija të përsëris fjalën si e keni thënë ju, qëndroni në nivelin e fëmijës kur ia demostroni artikulimin korrekt.
Ju këshilloj të konsultoheni me logopedin për zhvillimin e të folurit të fëmijës tuaj të bëni vlerësimin e artikulimit dhe të filloni seancat logopedike në qoftë se shihet e nevojshme pasi që në këtë moshë fëmija duhet të kuptohet dhe të mos lejojmë që fëmija të ul vetëbesimin dhe të tërhiqet nga biseda, kjo është veçanërisht e rëndësishme për suksesin e mëvonshëm të fëmijës suaj në shkollë, shoqëri. Përveç punës me logopedin, punoni edhe në përforcimin e vetëbesimit të tij duke e përfshirë në aktivitete që i interesojnë.
Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”