Pyetje:
Përshëndetje kam fëmijën 2,5 vjeç ende nuk flet shumë fjalë dhe sidomos kur dëshiron diqka qan shumë për ta arritur atë dhe unë nuk e kuptoj, si mund ta ndihmoj ju lutem?
Përgjigje:
Përshëndetje, atëherë në këtë situatë ofroni fëmijës 2 mundësi zgjedhje që të ndihmoni fëmijën dhe të stimuloni të folurin. Mos i mbani objektet afër fëmijës sepse ai do e kap objektin që e dëshiron dhe kur ju e tërhiqni fëmija e kupton si refuzim dhe fillon të qaj, por vendosni objektet më larg p.sh afër fytyrës tuaj dhe ofroni modelim gjuhësor duke i emërtuar objektet dhe mënyrën se si t’i kërkoj ato përmes të folurës. Ju dëshiroj çdo të mirë! Logopede, Egzona Maloku /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”