Fosfatazë alkaline të ulët 14.42 – A ka vend për shqetësim?

Pyetje:

Përshëndetje!

Dr. Lutolli ju lutem kërkoj një sqarim, kam djalin 12 vjeç dhe kemi fosfatazë alkaline të ulët 14.42. A ka vend për shqetësim dhe si ndodh kjo? Faleminderit për ndihmën tuaj!

Përgjigje:

Përshëndetje!

Fosfataza alkaline është një enzimë karakteristike e aktivitetit kockor dhe nganjëherë e përfshirë në ngjarjet në kanalet biliare.

Vlerat te djali juja 14, 42 është vetëm pak mbi kufirin e sipërm të normales, kështu që më shpesh në raste të tilla nuk ka asnjë rëndësi të theksuar mjekësore.

Në vlera të tilla kufi, zakonisht interpretohet si shenjë e një infeksioni viral të fundit që ka kaluar. Infeksione të tilla zakonisht mund të ndodhin dhe shpesh janë pa simptoma më serioze.

Nëse ka ende pasqyrë klinike shqetësuese dhe enzima tjera të ngritura, është e nevojshme edhe egzaminimi i afërt klinik dhe konsultim me mjek Pediatër Hematolog si dhe analiza shtesë laboratorike.

Shëndet ju dëshiroj për djalin tuaj!

Dr. Ismail Lutolli specialist Pediater

Subspecialist Hematolog dhe Onkolog Pediatrik

 

/natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts