Fryrja e stomakut para ciklit – arsyeja dhe trajtimi

Pse fryhet stomaku para menstruacioneve

Trupi juaj kalon nëpër shumë ndryshime gjatë ciklit menstrual dhe një nga ndryshimet hormonale gjatë ovulacionit është rritja e niveleve të estrogjenit, gjë që mund të çojë në ndryshime të humorit dhe ndryshime në traktin tretës.

Ndryshimet në sistemin tretës çojnë në rritjen e mbajtjes së ujit në trup për disa ditë, ngadalësimin e tretjes si dhe probleme me gazra. E gjithë kjo ju bën të keni fryrjen e pakëndshme para ciklit menstrual.

 

Si të kontrolloni fryrjet gjatë ovulacionit

Ndonëse nuk mund ta largoni plotësisht fryrjen, ka disa gjëra që mund të bëni për ta lehtësuar atë.

Kufizoni marrjen tuaj ditore të natriumit

Ndoshta është gjëja më e vështirë për ju, sepse ka mundësi që të dëshironi vetëm ushqim të shpejtë, por shmangni ushqimin e përpunuar që është i yndyrshëm dhe i kripur. Këto ushqime e bëjnë trupin tuaj të mbajë ujë dhe kontribuojnë në ndjenjën e fryrjes.

Provoni teknikat e relaksimit

Teknikat e relaksimit si meditimi mund të ndihmojnë në lehtësimin e fryrjes së ovulacionit. Ndërsa mund të keni dëgjuar për përfitimet e jogës gjatë shtatzënisë, në joga ekzistojnë poza që mund t’ju ndihmojnë të keni më pak gazra dhe lehtëson tretjen.

Hani më shumë peshk

Peshku është i ulët në natrium, kështu që ka kuptim të rrisni sasinë e konsumimit të peshkut për të lehtësuar fryrjen gjatë këtyre ditëve.

Kur është e nevojshme konsulta mjekësore?

Edhe pse fryrja gjatë ovulacionit është krejtësisht normale për shumë gra, nëse keni fryrje për më shumë se disa ditë, ju rekomandojmë të konsultoheni me mjekun tuaj. Fryrja e barkut gjatë ovulacionit mund të shkaktohet edhe nga kushte mjekësore si sindroma e vezores policistike, endometrioza ose cistet ovariane./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts