Gjeni kohë për fëmijët tuaj

Një njeri erdhi vonë, i lodhur dhe i nervozuar nga puna…, kurse i biri i tij pesëvjeçar e priste te dera e shtëpisë.

“Baba, a mund të të pyes diçka?”

“Natyrisht, biri im, çfarë ka ndodhur?” – ia ktheu njeriu.

“Baba, sa të paguhet ora?”

“Kjo me të vërtetë nuk të hyn në punë ty fare!

Pse bën pyetje të tilla?” – iu përgjigj njeriu i zemëruar.

“Vetëm dua ta di. Të lutem, më thuaj sa të paguhet ora?” – e luti vogëlushi.

“Nëse patjetër duhet ta dish, atëherë unë i fitoj 20 euro në orë.”

“Oh” psherëtiu vogëlushi dhe kruante kokën…Pasi u mendua i thotë:

“Baba, të lutem a mund të m’i japësh 10 euro hua?

” Babai u tërbua: “Nëse ky është qëllimi yt i vetëm, atëherë pse dëshiron të dish sa fitoj unë ?

Apo që t’i marrësh ca para për të blerë ndonjë lodër të marrë apo diçka tjetër të padobishme?

Shko të lutem menjëherë në dhomën tënde dhe fli gjumë. Unë punoj gjatë dhe orë të rënda për çdo ditë dhe nuk kam kohë për këto lojëra qesharake.

” Vogëlushi shkoi i mërzitur në dhomën e tij dhe e mbylli derën…

Njeriu u ul dhe zemërohej gjithnjë e më tepër për shkak të pyetjeve të vogëlushit….

Si mund të bëjë ai pyetje të tilla me qëllim që të marrë ca para?!

Pas një ore njeriu u qetësua dhe filloi të mendojë se mos kishte qenë pak i ashpër ndaj të birit.

Ndoshta kishte diçka që duhej ta blinte ai me këto dhjetë euro! Pos kësaj, ai më parë nuk i kishte kërkuar para.

Njeriu shkoi te dera e dhomës së fëmijëve dhe e hapi atë. “Biri im, a ke fjetur? – pyeti ai.

“Jo baba, ende jam i zgjuar.” – iu përgjigj djaloshi.

“Mendoj se u solla pak ashpër ndaj teje” – tha njeriu.

“Ishte një ditë e gjatë dhe unë e shfryva zemërimin tim në ty. Ja ku i ke ato dhjetë euro për të cilat më lute.

Vogëlushi u ngrit menjëherë duke i qeshur fytyra nga gëzimi.

“Oh baba, shumë faleminderit!” – bërtiti ai.

Pastaj nxori me vrull ca kartëmonedha të zhubravisura nën jastëkun e tij…

Kur babai e vuri re se djaloshi kishte para u zemërua sërish. Djaloshi numëronte paratë me kujdes dhe pastaj shikonte babain e tij.

Babai e pyeti: “Përse kërkon më shumë para prej meje pasi që ti vetë ja ku i paske disa?!”

“Nuk kisha mjaftueshëm, por, tashmë më mjaftojnë!” – ia ktheu vogëlushi, dhe vazhdoi: “Baba, tashmë i kam 20 euro …

– A mund ta blej një orë nga koha jote që ta kalosh me mua?”dhe vazhdoi:

“Baba, tashmë i kam 20 euro …

– A mund ta blej një orë nga koha jote që ta kalosh me mua?”./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts