Gratë që kanë tre ose katër fëmijë plaken më ngadalë!

 

Sipas një studimi të botuar më 25 nëntor në revistën Scientific Reports, të kesh më pak se tre fëmijë përshpejton disa procese të plakjes pas menopauzës, edhe përkundër faktorëve të tjerë si mosha apo mënyra e jetesës.

Shkencëtarët nga Universiteti Penn State dhe Universiteti Northwestern pohojn se shtatzënia dhe lindja kanë efekte pozitive në trupin e gruas.

Për studimin, studiuesit shqyrtuan të dhënat e mbledhura midis viteve 1999 dhe 2010 nga 4,418 pjesëmarrës.

Ata donin të shihnin nëse numri i lindjeve dhe nëse një grua kishte hyrë në menopauzë lidhej me masa të ndryshme të plakjes biologjike, duke përfshirë vlerësimet e shëndetit metabolik, funksionin e veshkave, mëlçisë, anemisë dhe çrregullimeve të caktuara, si dhe funksionin imunitar dhe inflamacionin.

Ata zbuluan se kishte një kurbë në formë U-je që tregon lidhjen midis numrit të lindjeve dhe plakjes biologjike të përshpejtuar, por që ishin të dukshme pas menopauzës. Waylon Hastings, një nga autorët e studimit dhe një studiues postdoktoral në Penn State, pohon se ka disa shpjegime të mundshme përse gratë që nuk kanë pasur lindje ose kanë më pak se tre fëmijë duken të ngjashme për sa i përket orës biologjikë të plakjes me gratë që kanë pasur më shumë fëmijë.

Mund të ndodh që gratë me kushte themelore mjekësore, të tilla si sëmundjet trashëgimore, kanë më pak gjasa të kenë fëmijë dhe më shumë të ngjarë të përjetojnë plakje të përshpejtuar.

Gjithashtu është e mundur që gratë me më pak ose pa fëmijë të kenë më pak kontakte sociale dhe të jenë më të stresuara se gratë me tre ose katër fëmijë.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ky hulumtim krijoi vetëm një pamje të gjerë, por nuk vërtetoi një lidhje shkak-pasojë. “Unë do të doja që nënat të kuptojnë se modelet që tregojmë janë mesatare për mijëra gra dhe nuk janë domosdoshmërisht përfaqësuese të të gjitha grave dhe ka të ngjarë të ndryshojnë me kalimin e kohës” tha Hastings, duke shtuar se rezultatet janë vetëm një pasqyrë e gjerë që tregon se si shtatzënia dhe lindja do të ndikojnë në trupin e çdo gruaje në planin afatgjatë./natalmedia.com/

 

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts