Ja çfarë ndikimi kanë çorapet e leshta për shëndetin tuaj!

Besoni ose jo, çorapet prej leshi kanë përfitime të mëdha për shëndetin tonë.

Çorapet e tilla ishin pjesë e kulturave të lashta tek popujt e ndryshëm, ato përdoren edhe sot vetëmse në ditët e sodit ato janë më praktike më pak të kushtueshme por jo edhe me atë kualitetin siç ishin dikur.

Çorapet prej leshi janë përbërë nga materiali natyral pa as një përzierje shtesë, por pak nga ne jemi të informuar për përfitime të mëdha shëndetësore që ato ofrojnë.

 

Si ndikon në trupin tonë gjumi me çorape leshi?

Kur flemë me çorape nga leshi, trupi ynë gjatë natës ka aftësinë për të kontrolluar temperaturën trupore, rregullimin termik dhe kështu të rivendosë harmoninë në funksionimin reciprok të trurit dhe gjithë trupit tonë.

Çorapet e tilla stimulojnë qarkullimin e gjakut në këmbët tona, qarkullimi i gjakut është shumë i rëndësishëm veqanërisht kur ne jemi në gjumë.

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, veshja e çorapeve prej leshi stimulon rrjedhjen e duhur të energjisë jetësore, të cilën ekspertët kinezë e quajnë energjia Chi dhe e pengon këtë energji të kthehet prapa.

Fjetja me çorape leshi na ndihmon më lehtë dhe më shpejtë të biem në gjumë.

Statistikat thonë se me çorape leshi ju zë gjumi rreth 15 minuta më herët se pa to, çorapet e leshta na dhurojnë atë ndjesinë e këndshme nxehtësie, parandalon djersitjen gjatë natës si dhe ato sulmet e shkëndijave të nxehta tek gratë me menopauz.

Ato gjithashtu ndihmojnë për të mbajtur lagështinë e këmbëve, veçanërisht gjatë dimrit, dhe kjo parandalon tharjen dhe plasaritjen e lëkurës, veçanërisht nëse aplikojmë disa hidratues para gjumit.

Nëse ju duket çmenduri të flesh me çorape leshi gjatë verës,besoni apo jo, leshi është një izolues i shkëlqyer, kështu që është e këndshme të flini me çorape leshi gjatë verës, sepse na ngrohin gjatë dimrit dhe na freskojnë gjatë verës.

Jo vetëm që nuk do të keni probleme me djersitjen e këmbëve, por ato gjithashtu kanë një efekt anti-bakterial, gjë që përjashton shfaqjen e infeksioneve bakteriale të këmbëve.

Kur bëhet fjalë për të fjetur me çorape leshi e vetmja gjë për të cilat duhet të kujdeseni është që të shmangësh veshjen e çorapeve të cilat i përdorni gjatë ditës. Patjetër që duhet ta mbani higjienën e rregullt të këmbëve tuaj dhe kjo nënkupton t’i lani këmbët dhe t’i thahni mirë para se të shkoni në gjumë.

Zgjedhja e ngjyrës së çorapeve prej leshi, varet nga shija juaj. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts