Pyetje:
Përshëndetje!
Kam 4 vajza dhe dua të kemi një djalë, më thonë ti bën vetëm vajza, a jam unë shkaktare?
Përgjigje:
E nderuar, kjo çështje ekziston prej se ekziston njerëzimi dhe ende vazhdon të qarkullojë në mes nesh nga padituria se kush e përcakton gjininë gjatë një frytnimi si dhe nga fryma tradicionale për dominance mashkullore.
Edhe pse ka mjaft raste që na lajmerohen mjaft çifte që kanë fëmijë vetëm djem dhe duan të kenë vajzë dhe sërish vlen e njëjta gjë. Sepse ende edhe sot disa njerëz besojnë se gjinia e një fëmije varet nga nëna, sepse ajo është ajo që e bart atë e në realitet shkenca definitivisht e ka mbyllur si diskutim me çka hidhet poshtë çdo tendencë që nëna të bart barrën e përgjegjësisë për të pasur vetëm vajza apo djem. Sepse GJINIA PËRCAKTOHET NGA BABAI. Pra, vajzë apo djalë është në duart e babait. Duke qenë se spermatozoidet bartin kromozome të të dy gjinive, disa spermatozoide mbajnë kromozome X për vajzat, ndërsa të tjerët mbajnë kromozome Y për djemtë.
Ndërsa një grua mbart gjithmonë 2 kromozome X, gjinia e të porsalindurit varet nga ajo se cili spermatozoid (X ose Y) hyn në vezën e gruas../natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”