Kanceri i pankreasit – shkaqet dhe simptomat

“Kanceri i pankreasit është shumë agresiv dhe shkalla e mbijetesës pesëvjeçare është më pak se 10%.

Është shkaku i shtatë i vdekshmërisë midis kancereve dhe ndodh më shpesh në vendet e zhvilluara.

Kanceri i pankreasit është më i zakonshëm te njerëzit mbi 65 vjeç dhe prek të dy gjinitë relativisht në mënyrë të barabartë.

Kanceri i pankreasit në fazën e hershme është i vështirë për t’u zbuluar dhe shumë simptoma mund të shkaktohen nga arsyet e ndryshme shëndetësore.

Kanceri i pankreasit është shumë agresiv, mundësia është e madhe për t’u përhapur ose metastazuar në organet e tjera të trupit.

Pankreasi është një gjëndër që ndihmon tretjen e ushqimit dhe e shndërron atë në energji, dhe përveç funksionit që ka, sekreton insulinën.

Ka dy shkaqe kryesore të kancerit të pankreasit:

Mbipesha dhe diabeti.

 Pse kanceri i pankreasit është i vështirë për t’u diagnostikuar në fazat e tij të hershme?

Kanceri i pankreasit është i vështirë për t’u dalluar në fazën e tij të hershme.

Njerëzit zakonisht nuk kanë simptoma derisa kanceri të jetë përhapur në organe të tjera. Megjithatë, nëse ndodh ndonjë nga simptomat e renditura më poshtë, bisedoni me mjekun tuaj.

 Simptomat e kancerit të pankreasit

Fillimi i papritur i diabetit, pa arsye objektive – Kur diabeti ndodh tek njerëzit që nuk kanë një rrezik (nuk ka histori familjare, ushqehen shëndetshëm, dhe nuk janë mbipeshë) ose tek ata që kanë diabet por e kontrollojnë mirë dhe papritur kanë probleme me kontrollin e tij, duhet të dyshohet se ndoshta pankreasi nuk funksionon mirë.

Dhimbja abdominale – Pankreasi është afër enëve të gjakut dhe nervash të quajtura plexus celiac, dhe kanceri mund të shkaktojë irritim nervor dhe dhimbje, kryesisht në pjesën abdominale. Dhimbja vjen nga thellësia e barkut, shpesh duke u përhapur në shpinë.

Këto janë dhimbje që mund të jenë nga të lehta në jashtëzakonisht të rënda.

Dhimbja shpesh shoqërohet me të vjella, ethe dhe në varësi të ashpërsisë së inflamacionit, mund të ndodhin një sërë simptomash dhe komplikimesh të tjera klinike, që nga qarkullimi i dobët i gjakut deri te dëmtimi i mushkërive ose ështimi i mushkërive dhe gjakderdhja.

Këto janë raste të rënda që kërkojnë hospitalizim të menjëhershëm të pacientit.

Shfaqja e mpiksjeve të gjakut – Pacientët me kancer të pankreasit janë veçanërisht të prirur ndaj mpiksjeve të gjakut, sepse qelizat kanceroze  reduktojnë proteinat që përdor trupi për të parandaluar mpiksjen e gjakut.

Njerëzit që nuk kanë arsye objektive për mpiksjen e gjakut, si ndërhyrja kirurgjikale, trauma (si një aksident automobilistik), në këto raste hospitalizimi është i nevojshëm, për të zbuluarë mpiksjen e gjakut.

Pankreasi jo vetëm që prodhon insulinë, por prodhon enzima pankreatike që ndihmojnë në humbjen e peshës.

Nëse ka bllokim në prodhimin e enzimave të pankreasit, dhe kjo mund të shkaktohet nga tumori, atëherë humbja e peshës bëhet më e vështirë.

Jashtëqitja ka një erë jashtëzakonisht të rëndë, gjithashtu jashtëqitja ndodh shpesh, pothuajse pas çdo vakti.

Lëkura e verdhë – Pankreasi ndodhet pranë mëlçisë. Nëse tumori pengon kanalet biliare të çlirojnë bilirubinën,pacientët e prekur nga tumori mund të zhvillojnë nivele të larta të bilirubinës, që në terma të thjeshtë do të thotë se lëkura bëhet e verdhë.

Kjo shihet më së miri tek të bardhët e syve.

Mund të shkaktojë edhe kruajtje në të gjithë trupin.

Ndryshimet në zakonet të të ngrënit – humbja e oreksit dhe ndjenja e fryerjes në stomak pas ngrënies të një sasie të vogël ushimi, mund të jenë gjithashtu një nga simptomat e kancerit të pankreasit.

 Trajtimi dhe parandalimi

Në momentin që zbulohet kanceri i pankreasit, zakonisht nuk ekziston ndonjë trajtim për ta parandaluar zhvilimin e tij. Me përjashtim të rasteve të rralla kur kanceri zhvillohet në kokën e pankreasit ku kalon kanali biliarë, në këtë rast tumori shtyp kanalin biliarë duke pamundësuarë të sekretojë biliruninë në zorrë.

Pacientë të tillë janë me fat sepse bëhen shumë të verdhë dhe pastaj testet bëhen për shkak të kësaj problematike, dhe kur ai tumor operohet, shanset për mbijetesë janë relativisht të mëdha.

Faktorët e rrezikut, të tillë si alkooli dhe pirja e duhanit, duhet të shmangen.

Rekomandohet një dietë e ekuilibruar dhe mbajtja e një peshe konstante.

Një nga sëmundjet moderne është obeziteti, i cili shoqërohet me rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh, duke përfshirë dhe kancerin e pankreasit.

Te njerëzit që kanë dikë në familje që ka vuajtur nga kanceri i pankreasit, ata duhet të marrin parasysh edhe faktorët e rrezikut dhe të shkojnë për kontrolle të rregullta.”/natalmedia.com/

 

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts