Rënia e flokëve, lodhja dhe dobësia e muskujve janë shenjat e para që tregojnë se keni mungesë të selenit…
Seleni është një mineral për të cilin trupi ka nevojë në sasi të vogla, por pa të proceset e rëndësishme që lidhen me metabolizmin tonë dhe shëndetin e përgjithshëm nuk mund të zhvillohen normalisht. Është e nevojshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar, dhe nga kjo varet edhe funksionimi i duhur i gjëndrës tiroide.
Mungesa e selenit mund të shoqërohet me sëmundje kardiovaskulare, infertilitet dhe hares. Roli i mundshëm i selenit në trajtimin e disa llojeve të kancerit aktualisht është duke u hetuar. Nëse do të ketë mjaftueshëm selen në ushqim varet, para së gjithash, nga fakti nëse ka mjaftueshëm në tokën e rajonit ku jetoni dhe ku e merrni kryesisht ushqimin tuaj.
Nëse është kështu, atëherë selenin do ta gjeni te perimet jeshile, kërpudhat, farat, si dhe te mishi i pulës dhe peshkut.
Përveç sistemit imunitar të dobësuar, mund të vëreni mungesë të selenit nëse ju bien flokët, jeni vazhdimisht të lodhur, dhe keni dhimbje të muskujve. Çiftet me probleme të fertilitetit shpesh këshillohen të rrisin marrjen e selenit. /natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia