Ja përgjigja përse zgjodha mjekësinë, gjinekologjinë dhe obstetrikën

 

Në Greqinë e lashtë, gratë e kishin të ndaluar të studionin mjekësinë. Agnodice, një vajzë e re, preu flokët dhe e maskuar si djalë, hyri në Aleksandri.

Pasi përfundoi arsimin e saj mjekësor, ajo dëgjoi britmat e një gruaje me dhimbje të lindjes ndërsa po ecte rrugëve të Athinës. Megjithatë, gruaja, e cila kishte dhimbje nuk donte që Agnodice ta prekte sepse mendoi se ai ishte një burrë. Agnodice i dëshmoi asaj se ajo ishte një grua pa e parë askush dhe e ndihmoi atë të lindte. Kjo ngjarje u morr vesh dhe u përhap në mesin e grave dhe kështu, të gjitha gratë shtatzana filluan të kërkojnë Agnodice-n.

Nga zilia dhe xhelozia, mjekët akuzuan Agnodice-n, që ata mendonin se ishte një burrë, për joshjen e pacientëve. Agnodice, e cila u soll para gjykatës për shkak të kësaj akuze, u dënua me vdekje. Ajo tha se në fakt ishte një grua, jo një burrë që joshte pacientet femra dhe se ajo bëri gjithçka për të shpëtuar jetën e gruas. Sidoqoftë, përsëri ata e dënuan atë me vdekje, por për një arsye tjetër … sepse ajo studioi mjekësinë si grua dhe punoi si mjek. Të gjitha gratë, përfshirë edhe gruan e gjykatësit, u revoltuan. Thanë që të gjitha do të vdisnin bashkë me të.

Në pamundësi për t’i bërë ballë presioneve të grave të tyre dhe grave të tjera, gjykatësit anuluan dënimin e Agnodice, dhe që atëherë gratë janë lejuar të studiojnë dhe të punojnë si mjeke, por kishin të drejtë të kujdeseshin vetëm për gratë. E kur një zotëri po më vinte në pikëpyetje besimin tim përse punoj, si mjeke i thashë: “Që bashkëshortja jote të ndjehet më e lirë kur të lindë dhe që besimi yt të mos sprovohet duke ia ndaluar të lindë para doktorit mashkull ose të mos arsyetosh besimin tënd duke thënë se s’ke zgjidhje”.

Shembulli i Agnodice është shembulli më i mirë se feja asnjëherë nuk i ka ndaluar gratë të shkollohen por primitivizmi dhe egoja dominante e burrave. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

 

SHPËRNDAJE:

Related posts