Nuk e dini sa shumë dhemb mungesa e një fëmije

Nuk e dini sa shumë dhemb diagnoza e N97.

Nuk e dini sa e vështirë është të dëshirosh një fëmijë çdo ditë.

Sa e vështirë është të mos dorëzohesh, kurrë.

Sa e vështirë është t’i shpjegosh dështimet.

Nuk e dini  sa dhemb një test negativ.

Nuk e dini sa e frikshme është të imagjinosh veten me një bark shtatzënë, të fantazosh.

Sa e vështirë është të pyesësh veten çdo ditë: Kur do të ndodh?

Nuk e dini sa kushton një procedurë IVF.

Sa shpresë, besim dhe forcë nevojitet.

Sa dashuri duhet për të lëvizur një kodër të tërë e të madhe.

Sa herë i kemi imagjinuar kaçurrelat e vajzës sonë të vogël.

Sa topa basketbolli donim t’i blinim djalit tonë imagjinar.

Nuk e dini sa herë është nxjerrë gjak për të filluar procedurën.

𝐍uk e dini sa letra kërkojnë për të aplikuar.

Sa herë kam trokitur në të njëjtën derë, me të njëjtën frikë në sy.

𝐍uk e dini sa shumë dhemb kureshtja e njerëzve.

𝐍uk e dini si është në festa, kur jemi vetëm ne dhe nuk kemi akoma fëmijë.

Sa herë jam lutur vetëm për atë emër: vetëm për të qenë nënë.

Sa herë kam dashur që dikush ta thërrasë: ,,Babi!”

Dhe ju nuk e dini.

Nuk ishit aty./natalmedia.com/

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts