Shkruan: Egzona Maloku Logopede
Prindërit mund të bëjnë shumë për të ndihmuar zhvillimin e aftësive të të folurit/gjuhës së fëmijës së tyre – ju jeni partneri i tyre i parë dhe i preferuar i komunikimit!
Të ulesh në dysheme, të luash, të këndosh dhe të bashkëveprosh me fëmijën tuaj përmes aktiviteteve dhe rutinave të përditshme i ndihmoni ata të mësojnë të komunikojnë dhe nuk duhet të ndani një kohë të posaçme për këtë por t’i mbani të përfshirë gjatë tërë kohës.
Më poshtë gjeni disa këshilla se si të stimuloni fëmijën tuaj për të zhvilluar të folurin: 0-2 vjeç Model i komunikimit- flisni shpesh me fëmijën tuaj , përdorni fjalë dhe fraza të thjeshta.
Kur iu shohin duke komunikuar, ju do të jeni një model për të dhe do të kenë më shumë gjasa që të dëshirojnë të komunikojnë dhe ata, për shembull gjatë banjës mund të emërtoni lodrat në vaskë, veprimet (pastrimi, spërkatja), emërtimi i pjesëve të trupit, komentimi i aktivitetit (uji, uji i nxehtë, i ftohtë, fluskat e shampos, etj.), gjatë përgatitjes së ushqimit se çfarë po përgatisni, përbërësit dhe mjetet që po përdorni, gjatë shëtitjes në natyrë, të përshkruani veprimet që po bëni etj.
Inkurajoni fëmijën tuaj të komunikoj me ju dhe stimuloni imitimin verbal- nëse fëmija tregon apo bën gjeste përpiquni të kuptoni se çfarë dëshiron, përgjigjuni tingujve të tyre dhe nxisni të bëjnë sa më shumë tinguj. Filloni me tingujt e kafshëve, zanoreve,bashkëtingëlloreve, rrokjeve të thjeshta (ma-ma) dhe pastaj vazhdoni te imitimi i fjalëve të thjeshta.
Përdorni gjeste kur flisni, shembull: tek përshëndetjet, eja, etj.
Shtoni fjalë në fjalët që thonë fëmijët, shembull kur thotë “Mami” thuani “Ja erdhi mami”. Lexoni fëmijës tuaj çdo ditë- leximi ka përfitime mahnitëse, i lejon të mësojnë fjalë të reja, strukturimin e fjalisë mandje rrisin aftësitë e ndërgjegjësimit fonologjik, tregoni për figurat e librit, ngjarjen. Mbani kontakt me sy- sepse ndihen më të angazhuar në bisedë. Jini të durueshëm duke ia u dhënë kohën e nevojshme për t’u përgjigjur.
Zbrisni në nivelin e tyre dhe luani sepse ndikimi i lojës është shumë i madh në zhvillimin e gjuhës dhe të folurit. Mos ushqeni fëmijën tuaj me ushqime solide kur ai ka kohën që të filloj ushqyeshmërinë me ushqime të ngurta sepse i foluri është një akt shumë kompleks përdor shumë muskuj, nerva, struktura të gojës, sa më shumë që përdoren këto aq më shumë do të arrij t’i kontrolloj ajo për të folur dhe të ketë kontroll të tingujve.
Përtypja inkurajon zhvillimin e nofullave, dhëmbëve, gjuhës gjë që i jep fëmijës tuaj paisjet që i nevoiten për të prodhuar gjithë tingujt.
2 deri në 4 vjet Flisni qartë, të përdorni fjalë të thjeshta që fëmijët i kuptojnë dhe modeloni një komunikim të mirë. Përsëritni atë që thotë fëmija juaj për të treguar se e kuptoni, shtojini ato që thonë.
Përdorni fjalë si: “Dëshiron lëng? Unë kam lëng. Unë kam lëng molle. A doni lëng molle?” Mos iu flisni shpesh fëmijëve të folurin e bebes. Sigurohuni që të përdorni disa fjalë të të rriturve por gjithmonë të jeni të qartë.
Për shembull, “Është koha për darkë. Do të hamë darkë tani.” Pritini fotografitë e gjërave të preferuara ose të njohura vendosini ato në kategori si gjërat për të veshur, gjërat për të ngrënë dhe gjërat për të luajtur. Ndihmoni fëmijën tuaj të kuptojë dhe të bëjë pyetje luaj lojën po-jo. Bëni pyetje të tilla si: “A je Ana?” , “A mund të fluturojë një qen?”, lëreni fëmijën tuaj të bëjë pyetje dhe të përpiqet t’ju mashtrojë. Bëni pyetje që përfshijnë një zgjedhje. “Doni një mollë apo një portokall?”, “Doni të vishni këmishën tuaj të kuqe apo blu?”
Ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë fjalë të reja. Emërtoni pjesët e trupit dhe flisni për atë që bëni me to, shembull: “Kjo është hunda ime. Unë mund të nuhas lulen, parfumin”, “Këta janë sytë e mi, unë mund të të shoh ty sa i/e bukur je”.
Këndoni këngë të thjeshta dhe thoni vjersha për fëmijë. Kjo e ndihmon fëmijën tuaj të mësojë ritmin e të folurit.
Vendosni objekte të njohura në një kuti, lëreni fëmijën tuaj të nxjerrë një dhe t’ju tregojë emrin dhe mënyrën se si ta përdorni, shembull: “Ky është topi im, unë luaj me të.” Trego fotografi të njerëzve dhe vendeve të njohura.
Flisni se kush janë ata dhe çfarë ka ndodhur
Provoni të krijoni histori të reja. 4 deri në 6 vjet Kushtojini vëmendje kur fëmija juaj flet me ju dhe lavdëroni kur ai thotë diqka.
Mos e ndërprisni kur flet por jepni kohën që i duhet poashtu pasi ju flisni ndaloni sepse kjo i jep fëmijës një shanc për t’u përgjigjur.
Merrni vëmendjen e fëmijës suaj përpara se të flisni. Vazhdoni ta ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë fjalë të reja duke i treguar fjalë të reja dhe kuptimin e tyre, është idealja që fëmija të mund të vizualizoj objektin për të cilin po flisni sepse sa më shumë shqisa të stimulohen fëmija do të mbaj mend më gjatë dhe do të krijoj një lidhje logjike mes asaj që dëgjon dhe shikon.
Flisni se ku janë gjërat, duke përdorur fjalë si “i pari”, “mesi”dhe “i fundit” ose “djathtas” dhe “majtas”.
Flisni për të kundërtat si “lart” dhe “poshtë” ose “ndezur” dhe “fik”.
Lëreni fëmijën tuaj të gjejë atë që përshkruani. Thuaj: “Ne e përdorim atë për të fshirë dyshemenë” dhe kërkojini ata të gjejnë fshesën. Thuaj, “Është e ftohtë, e ëmbël dhe e shijshme si ëmbëlsirë, mund të përmbaj luleshtrydhe” që të mund të paramendojnë dhe përgjigjen me fjalën e duhur në këtë rast me “akulloren”. Punoni në grupe artikujsh ose kategorish. Gjeni sendin që nuk bën pjesë në një grup. Për shembull, “Një këpucë nuk shkon me një mollë dhe një portokall, sepse nuk mund t’i hash.
Nuk është e rrumbullakët. Nuk është një frut.” Ndihmoni fëmijën tuaj të ndjekë udhëzimet me dy dhe tre hapa.
Përdorni fjalë të tilla si: “Shko në dhomën tënde dhe më sill librin tënd”, poashtu kërkojini fëmijës tuaj të japë udhëzime dhe ndiqni udhëzimet e tyre. Shikoni filma së bashku në TV . Flisni për atë që fëmija juaj po shikon. Lërini ata të hamendësojnë se çfarë mund të ndodhë më pas. Flisni për personazhet.
A janë të lumtur apo të trishtuar? Kërkojuni atyre t’ju tregojnë se çfarë ndodhi në histori. Vizatoni një skenë së bashku, ose bëni një fund tjetër. Të njejtën gjë mund të bëni dhe gjatë leximit të librit duke lexuar një pjesë të shkurtër dhe t’i bëni pyetje dhe asaj që lexuat, në këtë mënyrë do të rrisni koncentrimin e fëmijës, të menduarit logjik dhe të rrisni aftësitë e tij ekspresive. Përdorni detyrat e përditshme për të mësuar gjuhëm, shembull, flisni për ushqimet në meny , ngjyrën, strukturën dhe shijen e tyre kur jeni në kuzhinë.
Flisni se ku t’i vendosni gjërat
Kërkojuni ta vendosin pecetën në tavolinë, në prehrin tuaj ose nën lugë, flisni se kujt i përket peceta. Thuaj: “Është peceta ime”,”Është e babit”, “Është e Lorit”. Shkoni për të blerë gjërat e nevojshme në dyqan së bashku. Flisni për atë që do të blini, sa gjëra ju nevojiten dhe çfarë do të bëni me to. Flisni për madhësitë, format dhe peshën.
Tregoni shaka dhe gjëegjëza të thjeshta- fëmijët e moshës parashkollore zakonisht kënaqen me lojëra të thjeshta me fjalë, gjetja e fjalëve dhe krijimi i fjalëve.
Flisni për ndjenjat tuaja dhe emërtoni emocionet së bashku
Është e rëndësishme që gjithmonë të përdorni një metodë, lojë atraktive që fëmija juaj pëlqen dhe përmes saj të bëni stimulimin e duhur të zhvillimit të të folurit, krijoni ambient relaksues dhe asnjëherë mos qortoni fëmijën tuaj rreth të folurit të tyre, asnjëherë mos e vendosni ne ndonjë situatë të vështirë, asnjëherë mos krahasoni fëmijët tuaj me të tjerët, mos etiketoni fëmijën tuaj me diagnoza./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjoh en, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”