Fjalët kanë një forcë të madhe për të lënduar fëmijët tuaj, prandaj bëni kujdes më fjalët sidomos kur komunikoni me fëmijët. Edhe pse të duken të padëmshme, fjalët e tua mund t’i lëndojnë emocionalisht dhe të lënë pasoja sepse fëmija i përthith këto fjalë dhe mbi to ndërton një imazh personal.
1. Nëse nuk e ndalon këtë, do të të lë këtu!
Frikësimi duke braktisur fëmijën për ta ndaluar ndonjë veprim të tij nuk është metod e duhur.Fëmija duhet ta dijë se prindi nuk do ta lërë kurrë.
2. Pse nuk je si vëllai/motra jote?
Askujt nuk i pëlqen të krahasohet me të tjerët në një kontekst negativ. Kështu krijohen komplekset.
3. Do bëhet siç them unë
Fëmijët meritojnë një shpjegim
4. Mos ë bëj ti do ta bëj unë!
Fëmijët duhet të mësojnë të mbështeten në aftësitë e tyre, për të ngritur vetëbesimin.
5. Ti je një fëmijë i keq!
Nëse duhet ta qortosh, thuaji se vepra të cilën e ka vepru nuk është e mirë por asnjëher mos i thuaj fëmijës se ai është një fëmijë i keq./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”