KUR DUHET TË FILLOJNË USHTRIMET NË RASTET E PREKURA ME TORTICOLLIS?

Shkruan: Olt Aliu

Fizioterapeut

 

Shumë prindër që e kanë fëmijën e tyre me Torticollis, pyetjen më të shpeshtë e kanë se “a jemi vonë” ose “kur është koha e duhur për fillimin e fizioterapisë”. Nuk ka shumë informacione dhe mungon vetëdijësimi i prindërve se kur duhet të fillohet me terapi fizikale. Do ta sjellim një hulumtim të fizioterapeuteve pediatrike rreth kohës së duhur për vlerësimin dhe fillimin e ushtrimeve dhe shanseve për rehabilitim të suksesshëm.
Në vitin 2018, fizioterapeutet pediatrike amerikane, Sandra L Kaplan, Colleen Coulter dhe Barbara Sargent bënë një hulumtim rreth kohës së duhur për fillimin e ushtrimeve dhe shanseve për rehabilitim të suksesshëm.

0-3 muaj, <90 ditë – mosha e preferuar për vlerësim fizioterapeutik

4-6 muaj, 91-180 ditë – fazë e hershme mesatare

7-9 muaj, 181-270 ditë – fazë e vonuar >

12 muaj, >365 ditë (çfarëdo moshe) – fazë shumë e vonuar

 

Vlerësimi dhe fillimi i ushtrimeve fizioterapeutike para moshës 3 mujore, ka shanse shumë më të mëdha për një rehabilitim më të shpejtë dhe më të lehtë.
Në të kundërtën, mosha më e madhe se 12 mujore, duhet një vendimmarrje e përbashkët me familjen, pasi që shërimi zgjat dhe ka probleme të theksuara./natalmedia.com

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts