Mësoni se kur u zbulua për herë të parë sindroma Down

 

Emri Down vjen nga emri i mjekut anglez John Langdon Down, i cili për herë të parë e përshkroi sindromën në 1866, pothuajse 100 vjet përpara se të gjendej shkaku i çrregullimit. Çdo vit në ditën e parë të pranverës, 21 Mars, festohet Dita Botërore e Sindromës Down. Kjo datë u zgjodh sepse anomalia që shkakton këtë sëmundje ndodh në kromozomin e 21-të.

Emri Down vjen nga emri i mjekut anglez John Langdon Down, i cili e përshkroi për herë të parë sindromën në 1866, pothuajse 100 vjet përpara se të gjendej shkaku i çrregullimit.

Mesatarisht, një në 650 fëmijë lind me këtë sindromë, dhe disa nga tiparet më të zakonshme fizike të këtyre njerëzve janë tonusi i dobët i muskujve, shtat më i vogël, sytë e pjerrët… Qëllimi i shënimit të kësaj dite është ndërgjegjësimi mirëkuptimi dhe mbështetja ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të personave me sindromën Down dhe përmirësimin e pozitës së tyre dhe rrjedhimisht të cilësisë së jetës.

Simboli i kësaj dite janë çorapet shumëngjyrëshe, sepse këta njerëz nuk mund t’i përputhen. Veshja e tyre tregon mbështetje për integrimin e tyre në shoqëri, për t’u siguruar atyre një vend në kopshte, shkolla dhe vende pune. Sindroma Down mund të shfaqet në çdo familje në botë, pavarësisht nga shëndeti i prindërve, situata ekonomike apo mënyra e jetesës. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts