Mos e paloni dhimbjen mbi dhimbje pa e paluar pak mehlem në mes

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli 

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre

Specialiste në subspecializim për infertilitet

 

 

Qoftë edhe pas çdo lajmi të keq e lëre më pas një ngjarjeje të keqe, stresi, dhimbje fizike, sëmundje, operacioni tonë ose të të dashurve tanë, shpirti ka nevojë për rehabilitim.

Mos e injoroni, mos e shtypni duke thënë, “Unë jam mirë, jam i fortë, jam mirë …”
Akumulimi i goditjeve mendore, dhimbjeve, plagëve janë barrat më të mëdha që bartim 24 orë në ditë.

Prandaj, “le t’i dalë flaka” mbushe vaskën me ujë të ngrohtë, luhatu vetëm në një luhatëse, fli gjumë, merr frymë thellë, ec, noto, qaj, studio, lexo, këndo, gërmo në kopsht, bisedo me një shok. Edhe kafja më e zakonshme e përbashkët në të cilën as nuk do të përmendësh atë që ju dhemb mund të sjellë pak minuta lehtësim në shpirt dhe të ndikojë si mjekim.


Ekziston një listë e gjatë e gjërave që mund të bësh për veten, veçanërisht në ditët e sprovës. Dhe ti e di më së miri dhe ndjen atë që të përshtatet. Vetëm mos e injoroni. Mos e shtypni. Mos e “paloni” dhimbjen mbi dhimbje pa e paluar pak mehlem në mes.

Me pak fjalë: ushqeni dhe mbroni shpirtin tuaj, shëndetin tuaj mendor. Është çipi i paqes tuaj, i stabilitetit. Ky është çelësi për ekzistencën tënde të shëndetshme. Durimi! /natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts