Mungesa e vetëvlerësimit është shkaku kryesor i pakënaqësisë

Vetëvlerësimi është themeli mbi të cilin ne ndërtojmë jetën tonë, duke ndikuar në mënyrën se si e perceptojmë veten, ndërveprojmë me të tjerët dhe përballemi me sfidat e jetës. Vetëvlerësimi i qëndrueshëm na lejon të marrim vendime që janë në përputhje me vlerat dhe dëshirat tona, pa iu nënshtruar presionit të jashtëm ose pa kërkuar miratimin nga të tjerët.

 Kur vuajmë nga vetëvlerësimi i ulët, ne priremi të kërkojmë të meta në veten tonë, të dyshojmë në aftësitë tona, të humbasim mundësi të reja, të kufizojmë ëndrrat tona dhe të kemi frikë të shprehim dëshirat tona. Mungesa e vetëvlerësimit mund të na shtyjë të bëjmë lëshime që nuk janë në përputhje me vlerat tona të brendshme dhe të na pengojnë të arrijmë respekt dhe dashuri të vërtetë për veten.

 Vuajtja është shpesh rezultat i mungesës së vetëvlerësimit. Ne kemi frikë të themi “jo” në situata që nuk na përshtaten, nga frika e refuzimit ose humbjes së dashurisë.

 Sidoqoftë, vetëvlerësimi i shëndetshëm është çelësi për të jetuar një jetë të mbushur me lumturi dhe kënaqësi, pa nevojën për vërtetim ose miratim të vazhdueshëm nga jashtë.

Ju sjellim nëntë karakteristikat kryesore të njerëzve me vetëbesim të shëndetshëm:

 

  1. Ata kanë aftësinë të zgjedhin mendimin e tyre duke mos e kërkuar miratimin e të tjerëve.
  2. Mund të them “jo” pa u ndjerë në faj.
  3. Ata ndjekin me guxim pasionet dhe ëndrrat e tyre, pavarësisht mendimeve të të tjerëve.
  4. Ata mbështeten te vetja në kohë të vështira, pa u varur nga të tjerët.
  5. Nuk kërkojnë vazhdimisht miratim apo vëmendje nga të tjerët.
  6. Ata nuk hyjnë në marrëdhënie destruktive apo sillen në mënyrë joautentike vetëm për të qenë të pranuar dhe të dashur nga të tjerët.
  7. Nuk kërkojnë një partner për t’i “rregulluar” apo plotësuar boshllëqet në jetën e tyre.
  8. Ata nuk janë të lidhur me njerëz apo gjëra të caktuara.
  9. Ata nuk ankohen por kërkojnë mënyra konstruktive për të zgjidhur problemet.

 

Këto karakteristika tregojnë një person që ka vetëbesim të thellë, gjë që i jep fuqi të jetojë në mënyrë autentike dhe të përmbushur, pavarësisht nga rrethanat e jashtme ose mendimet e të tjerëve./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts