Fëmija nuk po zhvillon fjalë të reja, si të veproj?

Pyetje:

Përshëndetje!

Kam fëmijën 2 vjeç e 7 muajsh di dhe kupton por tani po e vërej që është më i heshtur, më herët kishte më shumë kërkesa dhe komunikonte më shumë. A është shqetësuese që nuk po zhvillon fjalë të reja, çfarë më këshilloni?

Përgjigje:

Përshëndetje, janë disa arsye pse fëmijët para moshës 3 vjeçare nuk po kanë progres në të folur, disa nga to janë:

-Fëmijës po i ofrohen të gjitha gjërat e gatshme dhe nuk po i lini hapësirë për të “testuar” veten e tij, nuk po i lini hapësirë të bëj kërkesat e ti.

Në këtë mënyrë fëmijët pasivizohen, nuk kanë arsye të flasin, nuk përdorin aftësinë e tyre të të folurit dhe më vonë kjo mund të ndikoj që fëmija mos të dëshiroj të flas dhe sjell ulje të vetëbesimit për të folur sepse fëmija nuk është ekspozuar

-Mos u përgjigjni askush në vend të fëmijës por pritni përgjigjet nga ai

-Fëmija nuk po stimulohet vazhdueshëm, fëmija përdor më shumë gjeste dhe ju e pranoni me aq përgjigjen.

Ju këshilloj që të mos dorëzoni në këtë aspekt, provoni më shumë herë, përsërisni fëmijës më shumë fjalët, fjalitë e poashtu edhe këngët.

-Modeli gjuhësor i fëmijës është i varfër, pra fëmija kalon shumë kohë pranë personave që i flasin pak apo para ekraneve. Fëmijët kanë nevoj për një model gjuhësor aktiv.

-Gjatë kohës së aktiviteteve mos u fokusoni vetëm te zhvillimi motorik, kognitiv, socio-emocional, por përdorni njëkohësisht ato aktivitete që fëmija të zhvilloj dhe pasuroj fjalorin e tij. -Ekspozojeni në gjëra të reja si: lodra atraktive që nxisin interesimin e fëmijës, libra me ilustrime të ndryshme, etj., dhe bëni bashkëbisedim rreth tyre.

Logopede, Egzona Maloku

 

 

 

/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts