Nëse fëmija ka shfaqur ndonjë formë të sjelljes së dhunshme dhe prindi e ka vënë re atë, cila është mënyra më e mirë për të reaguar?

Gjatë zhvillimit, fëmijët mund të shfaqin forma të ndryshme të sjelljes së dhunshme. Kur prindërit tolerojnë sjellje të dhunshme që në moshë të hershme, si kafshimi, goditja, përplasja, gjuajtja e sendeve, etj, kjo sjellje bëhet si diçka normale për fëmijën – një sjellje e tillë duhet të ndalet, të mos pranohet me komentin “se do të kalojë”.

Nuk duhet të reagoni duke bërtitur apo ndonjë sjellje tjetër të dhunshme (dhuna fizike, dënime të ndryshme – qëndrimi në qoshe etj.), krijon një cikël tjetër dhune.

Ju duhet t’i kontrolloni emocionet tuaja – duke ia shpjeguarë fëmijës se një sjellje e tillë nuk është e pranueshme.

Prindërit dhe të rriturit duhet të reagojnë gjithëmonë dhe menjëherë ndaj çdo sjelljeje agresive dhe të dhunshme por duke mos e refuzuar fëmijën për shkak të sjelljes së tij duke e bindur se ju dëshironi ta ndihmoni atë të arrijë një ndryshim pozitiv në sjellje.

 

Ndodh që fëmijët të sillen ndryshe në shtëpi dhe ndryshe në shkollë

Shumë rrethana dhe karakteristika të njerëzve të tjerë çojnë në sjellje të ndryshme të fëmijëve. Njëra është se fëmijët nuk kanë një sistem të qartë vlerash që do t’i drejtonte, dhe veçanërisht problemi dhe sfida për ta është kontrolli i emocioneve, sjellje impulsive – kjo është diçka që mund të mësohet për t’u menaxhuar. Dallimi në sjellje mund të ndodhë për shkak të rregullave të ndryshme që zbatohen ose nuk zbatohen në disa mjedise dhe që zbatohen në mënyrë konsistente ose jokonsistente. Ndonjëherë ato janë një tregues i mosmarrëveshjes në grupin e bashkëmoshatarëve.

 

Si duhet të reagojë një prind, dhe si të flasë me një fëmijë që ka qenë i dhunshëm?

Nëse një prind zbulon se fëmija i tij po sillet dhunshëm, duhet të flasë hapur me fëmijën e tij – nuk duhet të humbasë kontrollin mbi sjelljen e tij, të mos bërtasë ose të kërcënojë, por duke ja lejuar fëmijës të tregojë se çfarë ka ndodhur, të përshkruajë situatën –  si: “E godita sepse më tha…”. Në këtë mënyrë prindi mund të kuptojë se cilat situata paraqesin “shkasë” për sjelljen e dhunshme të fëmijës, se fëmija nuk di të reagojë drejt kur diçka i ndodh kundër dëshirës së tij, se pranon sjelljen e bashkëmoshatarëve karshi tij.

Me një bisedë të hapur me shumë durim, mund të zbuloni se çfarë po ndodh me fëmijën tuaj, pse ai sillet dhunshëm. Ndihmone fëmijën të mësojë mënyra të ndryshme të reagimit dhe sjelljes, dhe ti kontrollojë emocionet.

Nëse këto sjellje rrezikojnë të tjerët ose vetë fëmijën, duhet kërkuar ndihma e ekspertëve. Është më mirë që sapo të vini re dhe nuk dini si të veproni dhe të ndihmoni fëmijën, duhet të konsultoni një ekspert për këshilla dhe mbështetje. Është e rëndësishme që të përballeni dhe të pranoni faktin që fëmija juaj po sillet dhunshëm.

Jini të sinqertë dhe të hapur ndaj sugjerimeve nga ekspertët. Përfshihuni aktivisht, nëse është e nevojshme që ju të ndryshoni sjelljen tuaj.

Mbani në mend se nëse nuk veproni në kohë, një sjellje e tillë mund të përshkallëzohet dhe do të jetë shumë më e vështirë të ndryshohet më vonë”./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts